Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Urën Vajgurore ku pas një shpërthimi ëhstë tentuar të grabitet një bankomat në qender të qytetit.
Edhe pse duket si një skenë hollivudiane, vendi ynë ka rënë shpesh herë pre e këtyre skenave si në filmat e aksionit.
Ajo çka vihet re tjetër është se grabitësit zgjedhin piëkrishit muajin janar për ti kryer.
Çfarë ndodhi sot, 4 janar 2019:
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 2:24, në filialin e një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore.
Pasi i kanë vendosur tritol bankomatit, persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur edhe paratë. Banka ndodhet në qendër të qytetit dhe kamerat kanë filmuar dy persona me maska, të cilët pasi kanë kryer shpërthimin janë larguar bashkë me paratë me shpejtësi nga vendngjarja.
***
Berat, grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë
Një bankomat i një banke të nivelit të dytë në Berat ka rënë pre e grabitësve gjatë natës së 10 janarit 2017.
Rreth orës 03:35, grabitesit kanë thyer dhe më pas kanë grabitur një sasi lekësh nga bankomati i bankës që ndodhet në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të qytetit.
18 Janar 2017, grabitja e bankomatit në Tiranë. Katër autorë për 30 minuta
Një nga automjetet e perdorura
Fill pas Beratit, në Tiranë ndodh një grabitje spektakolare. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Dibrës” dhe kanë qënë katër persona të maskuar. Pasi janë futur në brendësi të bankomatit, godina e të cilit nuk ndodhet në bankë, grabitësit kanë punuar aty për të marrë paratë dhe i kanë mjaftuar 30 minuta.
/AlpeNews.al





