Një person është duke mbajtur peng punonjësit dhe klientët e në banke në qytetin Le Havre të Francës.
Sipas mediave vendase të paktën 6 persona po mbahen peng, ndërsa autori duket se nuk ka për qëllim grabitjen e parave. Ai ka kërkuar përmbushjen e dy kërkesave: Të lirohen të gjithë fëmijët palestinezë që po mbahen padrejtësisht në burgjet në Izrael dhe lejimin e hyrjes së palestinezëve në ambientet e Xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem.
Pak minuta më parë, autori ka vendosur të lirojë 3 nga pengjet. Nërsa vendi i ngjarjes tashmë është rrethuar nga forcat speciale të cilat po mundohen të negociojnë me të.
Prise d’otages au #Havre : arrivée sur place de la colonne du Raid en bus. Cinq personnes sont toujours retenues dans la banque, une femme a pu être libérée pic.twitter.com/SDhBWNFn6U
— MC Nouvellon (@macha_mcn) August 6, 2020