• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRABITJE ME VLERË NJË MILIONË EURO”/ Merr fund arratia për shqiptarin 59 vjeçar në Greqi
Home
Breaking News

“GRABITJE ME VLERË NJË MILIONË EURO”/ Merr fund arratia për shqiptarin 59 vjeçar në Greqi

18 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Athinë me akuzën e pjesëmarrjes në bandë kriminale që kryente grabitje me armë.

59 vjeçari ndodhej në kërkim prej më shumë se një viti, kur ishte identifikuar si pjesëtar i bandës që ishte bërë tmerri i vilave luksoze në kryeqytet dhe që u asgjësua në prill të vitit të kaluar.

Banda vepronte kryesisht në orët e vona të mbrëmjes dhe vinte në shënjestër banesa luksoze në zona të ndryshme të Athinës, duke marrë bizhuteri, shuma parash dhe automjete.

Sipas policisë, vlera e sendeve të vjedhura e të grabitura e kalonte shifrën një milion euro.

Në tre raste ata kanë përdorur edhe armët: një herë kundër pronarit të një vile në Vula, i cili tentoi të vetëmbrohej dhe dy herë kundër policëve që ishin vënë në ndjekje të tyre.

Policia kishte sekuestruar një sasi të madhe bizhuterish, një armë luftarake dhe tri pistoleta. Një shumë parash prej 11.340 euro, si dhe 1.100 dollarë, mjaft telefona celularë, si dhe një sasi e konsiderueshme targash falco.

Gjithashtu ishin gjetur dhe 18 automjete të vjedhura, që iu dorëzuan pronarëve të tyre të ligjshëm.

Posaçërisht 59 vjeçari i arrestuar sot, akuzohet për vrasje në tentativë, pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vjedhje e grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim arme pa leje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAM SI MESSI E RONALDO/ RAMOS i përgjigjet Griezmann: INJORANCA është shumë e...
Previous article Kanë në ekip një “yll të fshehur”, ja kush është “BALOTELLI” i Kastriotit

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT