Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve për grabitje dhe pengmarrje në Kukës.
Lista me emrat
Xhevahir Alijaj banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
Blendi Axhami banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
Zaim Vata banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
Bledar Halilaj banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


