• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJE 400 MIJË EURO/ Ja kush janë tre SHQIPTARËT e arrestuar në Itali (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJE 400 MIJË EURO/ Ja kush janë tre SHQIPTARËT e arrestuar në Itali (EMRAT)

23 January, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Katër hajdutë akrobatë, 3 prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Trento. “Corriere” shkruan se është goditur një bandë hajdutësh profesionistë, të cilët kanë kryer dhjetëra vjedhje me një shifër të vlerësuar prej rreth 400 mijë eurosh.

Grupi e kishte bazën në brendësi të Milanos, ndërkohë që 4 banditë të tjerë janë në kërkim. Agjencia shkruan se baza logjistike e grupit ishte një apartament i marrë me qira nga një 22 vjeçare rumune, Cristina Daganel dhe i dashuri i saj Bardhok Rica, 20 vjeç.

Destinacioni i mallrave nuk dihet ende ndërsa hetimet janë në vazhdim. Gjatë hetimeve është zbuluar se grupi ka realizuar dhjetëra grabitje në pak muaj. Deri më tani në kuadër të operacionit “Black Point”, janë zbuluar 30 vjedhje, 4 prej të cilave në Bolzano.

Rreth 40 mijë euro mallra janë grabitur vetëm në një vilë luksoze nëntorin e kaluar. Me atë rast u arrestua njëri prej hajdutëve, Bardhok Rica.

Në pak më shumë se katër muaj, hetuesit e policisë të Bolzanos dhe ata të Milanos, arritën të shpërbënin një nga bandat e kusarëve “akrobatë”, autorët të bastisjeve të ndryshme në Trentino dhe në Alto Adige.

Përveç shqiptarit Rica, shqiptarët e tjerë të arrestuar janë Klaudio Çoba, 25 vjeç, dhe Asllan Leka, 27 vjeç, të dy banues në Bolzano.

Në sytë e grabitësve, shënjestër ishin vetëm vilat dhe apartamentet. Grabitjet u planifikuan me detaje, me patrullime të shumta paraprake me anë të një Fiati Grande Punto, ku kuptohej nëse shtëpitë kishin njerëz ose jo.

Grupi i shqiptarëve dhe rumunëve, grabisnin gjithmonë në orët e vona të pasdites. Ata ishin të aftë për t’u ngjitur nëpër tubat e gazit, madje, edhe nëpër disa kate. Më pas, ata hapnin dritaret ose dyert dhe hynin nëpër shtëpi, duke grabitur sende luksoze, çanta, bizhuteri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE PO "SHTHUREN" VIP-AT? Njihuni me ndarjet më të përfolura të momentit. Nga Arbana Osmani tek Lori Hoxha (FOTO)
Previous article KUR HAPET KASAFORTA PRIVATE E ENVER HOXHËS/ Nga sot, nuk ka më sekrete për periudhën e komunzimi

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda Aktualitet

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT