Grabitja spektakolare e cila ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, në pistën e avionit me pasagjerë të linjës që do nisej nga Tirana për në Vjenë tronditi vendin dhe jo vetëm.
Nga shkëmbimi i zjarrit midis policise dhe grabitësve ka mbetur i vdekur në vend “koka” e grupit Admir Murataj.
Ky i fundit dyshohet se i ka bërë rezistencë policise, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi, për të mbrojtur shokët të arratiseshin me thasët me para.
Admir Murataj ishte prej dy vitesh në kërkim nga policia si organizator i tre grabitjeve të tjera të ndodhura mes viteve 2015-2017, njëra në Qafë Kashar, tjetra në rrugën për në Rinas, dhe grabitja e një banke tek “Stacioni i Trenit në Tiranë”.
Teksa disa automjete të blinduara transportonin vlera të konsiderueshme parash nga 4 banka të ndryshme në Tiranë, grabitësit dyshohet se ishin 4 persona të cilët kanë dale nga një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin nga barku i avionit thasët me para.
1. Sa para u vodhën nga grabitja në Rinas:
Grabitja e bujshme ditën e djeshme e 8 milionë eurove në aeroport zgjoi kureshtjen e opinionit publik, se pse kjo shumë e madhe parash po transportohej jashtë vendit, më konkretisht në Austri.
2. Sa policë janë vënë në ndjekje të grabitësve të Rinasit:
Në ndjekje të tyre u vunë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të policisë kufitare të Rinasit. Ka pasur shkëmbim zjarri me policinë dhe gjatë këtij shkëmbimi zjarri pati një viktimë. Autori që mbeti i vdekur kishte një armë kallashnikov me vete, tre krehëra, një granatë dhe tritol.
Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.
3. Sa persona kanë marrë pjesë në grabitje:
Në grabitjen e Rinasit nga ku u vodhën 10 milionë euro, janë identifikuar se kanë marrë pjesë 4 grabitës.
4. Sa persona humbën jetën ose mbetën të plagosur:
Nga përplasja e policies me grabitësit ka mbetur I vdekur koka e grupit Admir Murataj I cili po mbronte të tjerët që të arratiseshin me paratë.
Por dyshohet se kambetur edhe një person I plagosur që e dëshmojnë njollat e gjakut të gjetura në terren.
5. Sa zgjati grabitja:
E gjithë grabitja ka nisur në orën 14. 40 minuta pikërisht në momentin kur ndërroheshin turnet e stafit të aeroportit. Grabitja ka zgjatur 90 sekonda, sapo ndodhi, punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë njoftuar Policinë e Shtetit dhe patrulla më e afërt është vënë në ndjekje të furgonit të grabitësve.
Rreth një kilometër larg aeroportit, pati edhe shkëmbim zjarri mes grabitësve dhe policisë, ku mbeti i vrarë edhe organizatori i grabitjes Admir Murataj. Nga të dhënat nga grupi hetimor, dyshohet se tre grabitësit e tjerë janë larguar me dy mjete. Dy prej grabitësve u larguan me makinën që u gjet nga policia e djegur në Bathore dhe një tjetër grabitës është larguar me një furgon të gjetur në zonën e Tapizës.
Përgatiti: AlpeNews.al


