• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA/ Shpëtuam mirë se do kishim vdekur”/ Kambisti tregon dyshimet: Autorët janë nga…
Home
Breaking News

GRABITJA/ Shpëtuam mirë se do kishim vdekur”/ Kambisti tregon dyshimet: Autorët janë nga…

3 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Maskat futen në banesën e kambistit dhe pasi e dhunojnë dhe e lidhin bashkë me të bijën, i grabisin një shumë të konsiderueshme parash, të cilat ai i kishte tërhequr në bankë.

OSMANI NE DELVINE

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:40, në banesën e 70- vjeçarit Muslim Osmani, 70 vjeç, banor i lagjes “1 Maji” në Delvinë. Dy persona të maskuar, ende të paidentifikuar, pasi e kanë dhunuar atë së bashku me vajzën e tij, i mbyllën gojën me natriban dhe e kanë shtyrë drejt brendësisë në banesë duke e lidhur me çarçafë. Më pas, ata kanë kontrolluar shtëpinë nga ku kanë marrë rreth 25 milionë lekë të vjetra. Ka qenë vëllai i tij ai që e ka gjetur 70- vjeçarin e të bijën të lidhur dhe me gojën të mbyllur me natriban. Osman Osmani, vëllai i të dhunuarit, rrë- feu se ishte zgjuar nga të lehurat e qenit.

“Ngjarja ka ndodhur pas orës 06:00. Sa u ngrita në mëngjes, më doli vëllai i lidhur në fytyrë dhe më kërkonte ndihmë. “Më vodhën paratë, më vodhën paratë”, ishin fjalët e para që më tha. Unë vajta kërkova, i rashë rrotull shtëpisë, por nuk pashë gjë. Si duket kanë qenë me mjet. Do më kenë ruajtur se mua më lehu qeni, po nuk më vajti mendja. Si duket e kanë pritur të dilte në pazar. Vëllai më tha se i kanë marrë rreth 25 milionë”, tregoi vëllai i kambistit. Ndërkohë, Muslimi, personi i dhunuar, ka shkuar menjëherë në komisariat nga ku ka dhënë dëshminë e tij për ngjarjen.

Ai kaloi minuta tmerri bashkë me vajzën e tij në shtëpi, teksa po bëhej gati të dilte për në punë. Në një rrëfim për “Panoramën” Osmani tregon si ndodhi ngjarja dhe se si humbi ndjenjat disa minuta për shkak të dhunës së grabitësve. Ai thotë se ka arritur të shohë disi fytyrën e një prej grabitësve.

“Në mëngjes u ngrita, bëra për të dalë jashtë për të parë kohën. Qe ora 7 pa 20. Në këtë moment, kur hapa portën, ata mu vërsulën të dy. Më mbërthyen, më morën, më kapi njëri dorën, njëri këmbën dhe më lidhën duart dhe më shtrënguan. Në këtë moment erdhi edhe vajza nga dhoma tjetër ku po flinte. Edhe atë e zunë, e lidhën .

Shpëtuam mirë se do të kishim vdekur. Më zunë frymën, unë rashë dhe ata thanë mbaroi ky. Më mbajti 10 minuta e më erdhi prapë lëvizja. U ngrita, më lidhën pastaj. Iu hodhën vajzës. I thanë do na japësh paratë. Vajza u ngrit e mori paratë dhe ua dha. Pastaj na lidhën në kolltukë me çarçafët që i prenë. Pas 20 minutash arritëm të heqim ato që na kishin lidhur dhe dolëm jashtë. Edhe telefonat na i kishin marrë, na i prishën”, shprehet 70- vjeçari. Sipas tij, kur e qëlloi agresori, ai i kishte vendosur dorën në mjekër e për rrjedhojë i ka dalluar pak fytyrën.

“Më kanë marrë 22 milion lekë plus 3 mijë euro. Ato lekë që i kisha hequr nga banka e Delvinës për t’i çuar në Sarandë. Unë nuk besoj se autorët janë nga Delvina. Do jenë o nga Saranda, o nga Vlora”, vijoi më tej kambisti që u grabit dhe u dhunua në shtëpinë e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOGERT MUÇA/ Grida, Ervini, Klevisi, Petriti dhe ‘Shqipëria e zezë’
Previous article 'E ke kokën si piip': I ftuari në emision shokon Ermal Mamaqin

F.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT