Një grabitje ka ndodhur sot në Tiranë.
Një përfaqësues i një firme private ishte duke shkruar për të depozituar një sasi parash në një filial të bankës ICB (International Commercial Bank) në afërsi të Komunës së Parisit.
Pamjet jashtë bankës
Por jashtë ambienteve te bankës dy persona me motor dhe me kapuç i kanë marrë me forcë qesen e parave pasi e kanë goditur me levë dhe janë larguar me një motor të llojit “papaq”.
Personi ishte duke shkuar në bankë për të depozituar një shumë prej 5 mijë eurosh e cila ka rënë në duart e grabitësve.
VIDEO nga vendi i ngjarjes
Policia ka ngritur postblloqe në disa pika të kryeqytetit dhe ëhstë vënë në kërkim të hajdutëve.
Informacioni paraprak i policisë
Më datë 28.03.2018, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filiali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme, kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandra i kanë marre me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.
Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës.
Si dhe po punohet per sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës perrreth.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.


