• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Zbardhet roli i Oltian Veselit, hyri në pistë kur…
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Zbardhet roli i Oltian Veselit, hyri në pistë kur…

24 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Oltian Veseli, i arrestuar tri ditë më parë në Krujë, dyshohet të jetë një nga personat që u futën me furgon në pistën e Aeroportit të Rinasit, duke realizuar grabitjen në ngjarjen e 9 prillit.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, 38-vjeçari Veseli dyshohet të jetë personi në krah të Admir Muratajt, i veshur me uniformë ushtarake dhe që mban në dorë një automatik, me të cilin ka kërcënuar punonjësit e sigurisë. Policia nga ana tjetër njoftoi dje se është arrestuar edhe një tjetër person i dyshuar për ngjarjen. Elton Pikli, 32 vjeç, edhe ai nga Kruja, u ndalua në tentativë për t’u arratisur në Bullgari.

Ashtu si Veseli, edhe Pikli dyshohet të ketë marrë pjesë drejtpërdrejt në grabitjen e 6.7 milionë eurove në pistën e Rinasit. Në ditën e parë pas ngjarjes, grupi hetimor që analizoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe fotot e shkrepura nga pasagjerët që ndodheshin në avionin ku u grabitën paratë, u dyshua se në krah të Muratajt mund të ishte një ish-komando. Kjo, më tepër duke u nisur nga karakteristikat fizike, mënyra si qëndronte dhe se si e mbante armën.

Në fakt, pas arrestimit u mësua se ai nuk kishte qenë kurrë pjesë e forcave të Ushtrisë shqiptare. Por megjithatë, duket se nga rekordet e shënuara para shumë vitesh në dosjet e Policisë, duket se Oltian Veseli nuk ishte nga ata njerëz që nuk kishte mbajtur kurrë armë me dorë. Në vitin 2005 ai ishte arrestuar nga marinsat amerikanë, në Kandahar të Afganistanit, në një operacion kundër talebanëve.

Ai qëndroi për më shumë se një vit në një burg amerikan në Afganistan dhe u hetua për përfshirjen e tij në organizatën e Al-Kaeda-s, derisa në vitin 2006 u kthye në Shqipëri. Vetë Veseli pati mohuar gjithçka, duke thënë se kishte shkuar atje për studime.

ARRESTIMI NE AFGANISTAN

“Agjentëve të Antiterrorit do t’u mjaftonte vetëm prezenca e Oltian Veselit në rrethinat e Kandaharit, për të dyshuar mbi aktivitetin e tij në mbështetje të muxhahedinëve. Pse një student shqiptar në Jemen do të kapej në pjesën tjetër të botës, në një vend mjaft të rrezikshëm për jetën e çdo qytetari, në Afganistan?!

Sipas burimit të cituar, thuhet se ‘Imami’ i Krujës së bashku me një grup militantësh islamikë, mendohet të ketë vepruar për më shumë se një vit në Afganistan. Ai është kapur gjatë një operacioni të marinsave amerikanë në një nga zonat në periferi të Kandaharit, të zhvilluar afro një vit më parë”, shkruante në reportazhin e tij të botuar më 16 korrik 2006, gazetari Artan Hoxha. Në këtë shkrim ai thoshte se që nga ai moment, Oltian Veseli i është nënshtruar një hetimi special në burgjet famëkeqe të Afganistanit, të njohura për trajtimin e ashpër që u bëjnë të dyshuarve si militantë islamikë apo mbështetës të talebanëve dhe Al-Kaeda-s.

Pas një viti në burgjet afgane, Veseli u riatdhesua nën kujdesin e shërbimeve inteligjente amerikane, më 25 qershor 2006. Gjatë hetimit rezultoi se ai nuk ka pasur ndonjë rol të rëndësishëm në radhët e militantëve islamikë dhe se kishte rënë viktimë e radikalëve islamikë për shkak të moshës shumë të re.

STUDIMET NE JEMEN

Burimet nga Antiterrori në vitin 2006, tregonin se Oltian Veseli u përzgjodh për t’i shërbyer kauzës së militantëve islamikë për shkak të moshës së tij të re dhe besimit të fortë që kishte ndaj Allahut. Udhëtimi i Veselit drejt Jemenit në vitin 2003 u mbulua me faktin se ai duhej të shkonte për studime në një universitet teologjik islamik, në kryeqytetin e këtij shteti, San’a.

Universiteti, në të cilin ishte nisur për studime Veseli, nuk është ndonjë institucion arsimor i njohur në përgatitjen e klerikëve myslimanë në botë. Përkundrazi, diploma e tij nuk njihet as nga vetë shteti i Jemenit. Pasi ka qëndruar për disa muaj aty, Veseli është nisur në drejtim të Pakistanit. Sipas burimeve, thuhet se Veseli është stërvitur dhe trajnuar për 4 deri 6 muaj në Jemen, nga ku më pas është transferuar në drejtim të Pakistanit.

Udhëtimi nga vendi më i varfër i gadishullit arabik në drejtim të Pakistanit është i kushtueshëm, kështu që shpenzimet e tij janë paguar nga personat që kanë përgatitur rekrutët për muxhahedinë. Një nga celulat e rrjetit të Al Kaeda-s që vepron në Pakistan, ka bërë grumbullimin e rekrutëve dhe më pas i ka infiltruar nëpërmjet kufirit tokësor në drejtim të zonave malore të Afganistanit, ku veprojnë guerrilët e talebanëve dhe militantëve të Al Kaeda-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHOHET "BOMBA" NGA ITALIA/ Inter-PSG gati shkëmbimin e bujshëm, merr fund dilema në...
Previous article 19 KG KOKAINË NË MAKINË/ Si reaguan SHQIPTARËT kur u kapën "mat", gruaja...

k.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT