• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Mediat GREKE nxjerrin 13 emrat e Murataj, ja SHTETI ku fshihej
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Mediat GREKE nxjerrin 13 emrat e Murataj, ja SHTETI ku fshihej

15 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat greke kanë zbardhur 13 identitetet e rreme të përdorura nga Admir Murataj, gjatë periudhës që ka qenë në arrati.

Sipas tyre, 48-vjeçari ka përdorur gjatë kësaj kohe identitet, si Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi. Ndërkohëm një tjetër detaj, i nxjerrë nga mediat greke, është se autoritetet atje kanë pasur dyshime se Murataj fshihet në Kosovë, ndërsa ende nuk është bërë ndonjë lidhje për aktivitetin e tij atje.

Ndërkohë, hetimet e kryera deri më tani, nuk kanë sjellë asnjë arrestim, megjithëse Policia dhe Prokuroria pretendojnë se kanë në dorë prova të forta. Burime thonë se është gjetur edhe një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve. Ndërkohë, nga rindërtimi i ngjarjes, rezulton se Murataj tentoi të digjte pranë Urës së Tapizës në Tiranë, mjetin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, por pasi pikasi Policinë u përfshi në një përleshje me armë. Sipas një raporti lidhur me njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se furgoni ka qenë në orën 14:57 minuta te porta e zjarrfikësve në rrethimin e Aeroportit të Rinasit dhe në orën 14:59 minuta ka qenë në pistë, duke ngarkuar paratë në furgon. Pas ekspertizës së mjetit, ka rezultuar se ai ishte modifikuar.

Në shasi i ishte vendosur një shinë treni për të bërë të mundur tërheqjen e blloqeve të betonit të vendosura në portat e aeroportit. Po ashtu, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se automjeti që u dogj pas ngjarjes në Bathore, ka qenë i parkuar 5 ditë para grabitjes. Ndërkohë, në lidhje me hetimet e vrasjes së Muratajt, ende nuk është dhënë një përgjigje shkencore, se kush ka qëlluar, ndërsa ajo që dihet është, se është qëlluar me plumb në kokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I ASSANGE/ Flet presidenti i Ekuadorit: E përdori ambasadën si ‘qendër spiunazhi’
Previous article "PO LË PAS NJË VIT ME DËSHTIME"/ Fjolla Morina bën postimin prekës për ditëlindje me të atin e ndjerë

F.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT