Teksa policia ka identifikuar Admir Murataj si organizatorin e super grabitjes në Rinas, e po punon për kapjen e autorëve të tjerë, në familjen Murataj ka rënë zija.
Kanë qenë familjarët ata që kanë identifikuar trupin e Muratajt në morg. Menjëherë në oborrin e morgut kanë shpërthyer edhe të qarat e bashkëshortes së tij, vëllait si dhe të afërmve të tjerë.
Në fotot e mëposhtme shohim sesi është pritur lajmi i hidhur tek familja dhe rrethi i ngushtë i Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme pas grabitjes në aeroportin e Rinas.
Përgatiti: AlpeNews.al








