• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Kërkohet ekspertiza e Athinës. Dyshohet se Admir Murataj… (VIDEO)
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Kërkohet ekspertiza e Athinës. Dyshohet se Admir Murataj… (VIDEO)

20 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit kërkon ndihmë  edhe nga homologët e tyre grek për të identifikuar disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Admir Murtaj në supergrabitjen e fundit të ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Në shtetin helen u dërguan për ekzaminim prova materiale si doreza, maska, shenja gishtërinj, nga ku pritet të përftohen edhe profilet e ADN-së, me shpresë se mund të zbulohet edhe identiteti i tyre.

Përveç policisë së Kosovës, Policia e Shtetit ka kërkuar edhe ndihmën e homologëve të saj grek, për identifikimin e grabitësve së 9 prillit në Rinas.

Disa nga provat materiale të gjetura në fugonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që  nuk u arrit të digjej nga grabitësit, si gjurmë gishtash, fije floku, maskë por edhe disa doreza, u dërguan për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore të Athinës.

E njëjta procedurë, por në mënyrë të përshpejtuar, u krye edhe për identifikimin e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë me uniformat blu në fshatin Tapizë.

Ishin autoritete greke që konfirmuan fillimisht nëpërmjet profilit të ADN-së, se trupi i pajetë i përkiste pikërisht 46-vjeçarit Murataj. Ky i fundit ishte një emër i njohur për autoritet helene.

Por Admir Murataj dyshohet se ka pasur si bashkëpunëtor edhe disa nga miqtë e tij të ngushtë me të cilët u arratis nga burgu i Trikallas të Greqisë, në vitin 2013.

Një ndër ta është edhe Klement Çala. 31-vjeçari u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burg.  Çala akuzohet për dy grabitje të autoblindave me para, të ndodhura në aksin, Qafe Kashar-Rinas, në vitet 2015-2017.

Për të vërtetur nëse Çala dhe disa nga miqtë e tjerë te ngushtë të Admir Murataj, kanë qenë të përfshirë në supergrabitjen e fundit të Rinasit, organi i akuzës është në pritje nga autoritet greke, të përgjigjeve për profilet e tyre ADN-së.

Më herët policia ka kërkuar bashkëpunim edhe nga autoritet kosovare. Dyshohet se, dy furgonët e djegur, një në Bathore e tjetri në fshatin Dritas, të kenë ardhur nga Kosova. Të dy mjeteve iu ishte fshirë numri i shasisë, për të bërë të vështirë identifikimin e tyre.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor konfirmojnë se mjetet e përdorura në grabitjen e 9 prillit, nuk janë denoncuar të humbura në polici nga pronarët e tyre./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Juventus-Fiorentina, "Zonja e Vjetër" dyfishon shifrat falë një autogoli
Previous article JUVENTUS-FIORENTINA/ "Zonja e Vjetër" barazon shifrat, goli realizohet nga ai që nuk pritej (VIDEO

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT