• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Ish-gruaja e Muratajt: S’dija ku jetonte Admiri!
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Ish-gruaja e Muratajt: S’dija ku jetonte Admiri!

18 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Albana Murataj, bashkëshortja e Admir Murataj dhe dy zyrtarë të lartë të sigurisë në “Tirana Aeroport” janë marë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Gruaja e Murataj ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin, dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij dhe vendet ku ai qëndronte. Ndërkohë pas dëshmisë së saj, në prokurori janë paraqitur dhe kanë dhënë shpjegime dy zyrtarë të lartë të TIA, që kanë për detyrë menaxhimin e sigurisë në aeroport. Ata kanë sqaruar procedurën e sigurisë dhe pse nuk kishin dhënë në kohë alarmin për futjen në piste të njerëzve dhe mjeteve të pa autorizuar.

Por sipas dëshmisë së dy zyrtarëve, sinjalin fillestar duhet të lëshonte salla e monitorimit të kamerave, në të cilën punojnë disa operatorë. Ndërkohë nga ana tjetër ata kanë treguar në prokurori se dera nga kanë hyrë autorët, konsiderohet si derë emergjence, pasi nga andej mund të hyjnë ambulance dhe zjarrfikse në rast fatkeqësie. Edhe pilotat elektrike sipas tyre ishin vendosur dy, duke u shoqëruar nga dy blloqe betoni, me qëllim shmangien e çdo avaraie elektrike, që mund të sillte bllokimin e hyrjes së zjarrfikësve dhe ambulancave në pistën e aeroportit. Stafi i shoqërisë “ICTS Albania” që është ngarkuar për të siguruar rendin dhe qetësinë e aeroportit “Nënë Tereza” rezulton të mos ketë bashkëpunuar në kohë më policinë e Shtetit.

Kjo pasi gjatë analizimit të kamerave filmike ka dalë qartë se operatorët e sallës së monitorimit të kamerave nuk kanë dhënë në kohë alarmin, duke mos raportuar në kohë efektivët e policisë që ndodheshin shumë afër. Kamerat e sigurisë së aeroportit kanë filmuar gjithçka, por ajo që çedoi dhe që ngjall vërtete dyshime për abuzim me detyrën është faktori njerëzor që nuk ka bërë detyrën, duke raportuar në kohë ngjarje. Sipas burimeve të prokurorisë, komandoja e përbërë nga katër vetë dhe e maskuar me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” dhe “Hetimi Tatimor” është filmuar në çdo veprim që grabitësit kanë kryer, por çuditërisht monitoruesit e kamerave nuk kanë raportuar situatën e pakëndshme, që po zhvillohej tek njëra nga dyert e emergjencës, nga e cila futesh në pistën e avionëve.

Tropojani Admir Murataj së bashku me katër bashkëpuntorët e tij, janë filmuar duke tërhequr zvarë me furgon barrierën e betonit, që bllokonte kalimin. Pas këtij filmimi, sërisht nga kemarat njëri prej tyre ka prerë zinxhirin bllokues të derës me gërshërë çeliku dhe më pas gjithcka ka qënë e lirë për të hyrë në pistë. Mirëpo edhe pse këto veprime janë filmuar çdo sekondë nga kamerat, nga ana e stafit të sigurisë së aeroportit, nuk është dhënë asnjë alarm i kuq, për Policinë e Shtetit që ndodhej aty pranë. Gjithmonë sipas burimeve të prokurorisë, stafi i sgurisë i shoqërisë “ICTS Albania”, nuk ka reaguar edhe kur furgoni i bardhë i autorëve, ka hyrë brenda në aeroport por sinjali i kuq dhe njoftimi i policisë është dhënë vetëm kur pesë persona të armatosur janë parë në avjon, teksa rrëmbejnë thasët me para nga hambari i tij dhe i fusin në furgon, e më pas largohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIA VJEN NGA SUEDIA/ Dëmtimi i pabesueshëm në botë, gjatë zëvendësimit (VIDEO)
Previous article 30 QERSHORI/ Soreca: Duam që opozita e Kuvendit të futet në zgjedhje

F.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT