Gjendet gjatë natës në Tapizë një furgon i djegur.
Ndërkohë po hetohet nëse furgoni ka lidhje me grabitjen e djeshme në Rinas.
Dyshohet se brenda fugonit ka pasur kallashnikovë dhe granata.
Pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit disa persona të maskuar arritën të grabisnin 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.
Admir Murataj, organizatori i grabitjes, mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.


