• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Dyshime të reja nga përgjimi ambiental, kush është “I madhi” i grupit?
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Dyshime të reja nga përgjimi ambiental, kush është “I madhi” i grupit?

27 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një përgjim ambiental i ka krijuar dyshime të forta te prokurorët e Krimeve të Rënda për ekzistencën e një organizimi mes të arrestuarve të deritanishëm për grabitjen e milionave euro në Rinas.

Burime pranë grupit hetimor bënë me dije se përgjimi është realizuar pak minuta pas shoqërimit në polici të Oltion Veselit, Renaldo Sulës dhe Saimir Çelës, aktualisht të lënë në burg nga Krimet e Rënda.

Teksa janë lënë vetëm, ata kanë folur me njeri-tjetrin duke shprehur shqetësim se si do të vepronin dhe për vitet e burgut që mund të rrezikonin. Por sipas burimeve, pikante në bisedën mes dy prej tyre është momenti ku ata i referohen një personi tjetër, duke e cilësuar atë “I madhi”. Por nëse deri tani autoritetet kanë prezantuar Admir Muratajn si organizator të grabitjes, i cili u vra ditën e ngjarjes, atëherë cili është “i madhi”?

A2CNN ka mësuar ndërkohë të tjera detaje nga dëshmia e Alkond Bengasit, i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai u vu me shpatulla pas murit, kur hetuesit i vunë përpara shenjën e një prej gishtave të tij të gjetur në perden e furgonit të përdorur në grabitje.

Bengasi ka rrëfyer shndërrimin e furgonit nga një “Shervolet” me ngjyrë të gjelbër në mjetin e ditës së ngjarjes, i bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Sipas tij, furgoni ishte sjellë në Elbasan nga një prej vëllezërve Çala. “Më patën thënë se do ta bënin sportiv dhe i kam parë të bëjnë xhiro në Bradashesh pranë një rrobaqepësie në pronësi të tij”, ka pohuar ai.

Bengasi ka treguar se e ka njohur këtë furgon në videot e grabitjes nga parakolpi i tij. Në deklarimet e tij, ai ka pohuar se këtë furgon e ka sjellë Admir Murataj nga larg, duke nënkuptuar se ka ardhur nga Kosova.

Deri më tani, drejtësia ka vënë nën përgjegjësi 5 persona për grabitjen në Rinas. I fundit i arrestuar, Elton Pikli, u la të premten në masën “arrest në burg”. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, ai pranoi të kishte njohje me Admir Muratajn, por mohoi kategorikisht të ketë lidhje me grabitjen në aeroport. /A2CNN/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pyetet nëse ka bërë sherr me Salah, Klopp jep këtë përgjigje
Previous article AURELA GAÇE NDAN ME PUBLIKON EMOCIONET SI NËNË/ Publikon foton me të bijën nga "Festa e Abetares"

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT