• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Dëshmitë: E kemi parë shpesh Admir Muratajn në Yzberisht, po edhe në Krujë…
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Dëshmitë: E kemi parë shpesh Admir Muratajn në Yzberisht, po edhe në Krujë…

11 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edhe pse ishte në kërkim për dy grabitje bankash, Admir Murataj ka lëvizur lirshëm në zona të ndryshme të Tiranës, por edhe në qytete të tjera.

Murataj, i cili mbeti i vrarë pas supergrabitjes së ndodhur dy ditë më parë në Rinas, është parë në kohë të ndryshme në zona mjaft të populluara në kryeqytet, edhe prani të shumta të forcave të policisë.

Sipas gazetës Shekulli, në redaksinë e saj erdhën dy denoncime, ku shprehin se e kanë parë Admir Murataj vetëm pak kohë para se të ndodhte grabitja e radhës në Aeroportin e Rinasit.

Sipas denoncuesit të parë, (i cili nuk pranon të identifikohet) Admir Murataj qëndronte shpesh në zonën Yzberish-Kombinat. Ai thotë denoncuesi, ulej gjithmonë në një lokal dhe kishte një sjellje të çuditshme. “Grabitësin që është vrarë në Rinas e kam parë shpesh tek kthesa e Yzberishtit. Aty, ai frekuentonte shpesh një lokal. E kam njohur këtë person sapo kam parë foton e tij në media”, shprehet denoncuesi.

Më tej, denoncuesi i dytë thotë se Admir Muratajn e ka parë në Gjykatën e Krujës, në një ambient ku edhe siguria mendohet të jetë e lartë. Por, Murataj nuk e kishte aspak problem të shkelte në këto ambiente edhe pse kërkohej nga policia për grabitjet e bujshme të blindave me para.

“Këtë grabitësin e vrarë e kam parë para 2-3 muajsh në Gjykatën e Krujës. Ai erdhi aty për të takuar një mikun e tij, i cili është dënuar për grabitje. E njoha sapo pash foton. Kur e kam parë ai kishte vetëm pak flokë më shumë, por në fytyrë ishte i njëjti”, thekson denoncuesi i dytë.

Denoncimet e mësipërme tregojnë qartë që Admir Murataj lëvizte lirshëm në vendin tonë, ndërsa nuk dihet se çfarë identitetesh përdorte.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët pjesëtarëve të tjerë të grupit, apo edhe bazës që ata thurën planin për të marë thasët me para.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESSI U LARGUA NGA FUSHA I GJAKOSUR/ Tifozët s’e lënë rehat me koret për Ronaldon (VIDEO)
Previous article AKSIONI SPEKTAKOLAR QË U FINALIZUA ME GOL/ Shijoni mrekullinë e Barcelonës në “Old Trafford” (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT