• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË RINAS/ Dëshmia e banorëve: Admir Murataj ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët por…
Home
Breaking News

GRABITJA NË RINAS/ Dëshmia e banorëve: Admir Murataj ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët por…

10 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shumë teza njëra prej të cilave: “Kush e vrau Admir Muratajn?”

Dritare.net shkoi pranë fshatit Tapizë dhe pyeti banorët të cilët panë ngjarjen. Ata tregojnë se të gjendur papritur nën shkëmbim zjarri, janë futur në shtëpi për të dalë vetëm pasi pushuan të shtënat. Por ata që kanë pasur më shumë guxim dhe kuriozitet tregojnë të gjithë këtë variant për dritare.net.

Rreth orës 15:05 një makinë e policisë tatimore ka ndaluar në urën e fshatit, mbi lumin “Tërkuzë”. Ura është e kalueshme me makinë, por mesa duket ata e kishin lënë aty afër makinën tjetër, ku do të hipnin pasi do të braktisnin makinën e grabitjes.

Banorët tregojnë se nuk ka pasur kohë për ndërrim makinash, pasi pas vetëm një minute kanë arritur makinat e policisë afër urës. Në ato momente, njëri prej tyre ka bërë shenja të vazhdojnë dhe ka nisur të qëllojë kundër policisë. Policia ka qëlluar drejt tij dhe i gjithë shkëmbimi i zjarrit dhe hedhja e granatave ka zgjatur jo më shumë se 5 minuta.

Pas kësaj, në urë mbeti i vrarë grabitësi që më pas u identifikua si Admir Murataj. Banorët thonë se, mund ta ketë vrarë policia dhe jo shokët siç po dëgjojmë në televizion. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë.

Trupi i pajetë i Admir Murataj, i gjetur dje pas grabitjes në Rinas
Trupi i pajetë i Admir Murataj, i gjetur dje pas grabitjes në Rinas

Banorët thonë që, përveç të vrarit ishte dhe një i plagosur, që e panë të hynte në makinë, pas vrasjes së Muratajt. Grabitësi ka pasur 3 granata sulmuese me vete dhe shumë municione. Banorët tregojnë  se trupi i Muratajt qëndroi rreth dy orë, derisa u bë ekspertiza dhe fshati u rrethua i gjithi.

Rrëfimi i banorëve është varianti më i besueshëm deri tani, sepse ata ishin dëshmitarë dhe tregojnë fakte, ndërsa të tjerët opinione./dritare.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Suarez ndëshkon "Djajtë e Kuq" pas 13 minutash lojë (VIDEO)
Previous article PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Gega: Ta harrojmë atë që ndodhi, shpresoj që...

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT