Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me grabitjen që ndodhi në sot gjatë natës, ku mësohet se janë marrë disa dosje hetimore dhe serveri i kamerave.
Deri tani sipas informacioneve, nuk ka ndonjë detaj në lidhje me grabitësit, por është regjistruar një procedim penal.
Bëhet me dije se organi i akuzës gjatë hetimeve, ka shoqëruar dy rojat e sigurisë që kanë qenë në turn gjatë natës, po ashtu ka shoqëruar dhe sanitaren e cila ka njoftuar për vjedhjen.
Një detaj tjetër që është mësuar, është dhe marrja në pyetje e prokurorit të cilit i kanë grabitur zyrën.