Kambisti, banesa e të cilit ra pre e grabitjes orët e para të mëngjesit të sotëm është Shefqet Muço. Sipas dëshmisë së të afërmve, kjo është e disata herë që ndodh.
Një nga fqinjët tregon se si ka ndodhur grabitje, teksa zbulon edhe për përleshjes së kambisti ka pasur me një nga autorët.
“Katër thotë ato, po unë i pashë katër. Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa nga dora. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshoje, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit”. U pashë me doreza autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia. E kanë goditur Shefeqtin te koka, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë”, tregon ai.
Një tjetër fqinj tha se doli jashtë sapo dëgjoi ulërimat dhe i dha ndihmë të zotit të shtëpisë pasi ishte i gjakosur.
“Dëgjova ulërima, dola nga shtëpia, erdha i pashë. Ishte gjakosur i zoti i shtëpisë”, rrëfen një tjetër fqinj.


