• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRABITJA NË KAMËZ”/ Gruaja rrëfen vrasjen e burrit: Dënim maksimal autorëve
Home
Breaking News

“GRABITJA NË KAMËZ”/ Gruaja rrëfen vrasjen e burrit: Dënim maksimal autorëve

11 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në prill të vitit të shkuar në Kamës u trajtua në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Agim Buci ka humbur jetën ndërsa bashkëshortja mbeti e plagosur ditën kur një grup i armatosur u fut të vidhte dhe i qëlloi për shkak të rezistencës që çifti bëri. Aktualisht 2 persona janë duke u gjykuar si përgjegjësit dhe autorët e kësaj ngjarje kriminale, por familjarët thonë se grupi që e organizoi ka edhe 2 persona të tjerë të cilët janë ende të lirë. Rita Buci, e cila u plagos atë ditë dëshmoi për ngjarjen e rëndë ditën e 24 prillit kur bashkëshorti humbi jetën dhe ajo arriti të mbijetojë. Ajo kërkoi sot dënim maksimal për të arrestuarit si dhe kapjen e personave të grupit që janë ende të lirë.

HISTORIA

“Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku. Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 2699 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës. Lëvizën me automjet deri tek rruga Miqësia dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në kmëbë ecën përgjatë Bulevardit Berisha dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit. Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç. Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë. Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar. Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap. Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar. Pasi hipëën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë. Pas ngjarjes në Kamëz, ku u vra Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Rita Buci, pas tentativës për grabitje që u bë në dyqanin e tyre ushqimor, ka folur vëllai i viktimës. Si pasojë e ngjarjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg” Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hodën për veprën “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Pas deklaratave të të atit të Vladimir Kurtit, i cili tha për mediat se “i biri ishte një monstër dhe se duhej dënuar me varje”, ka reaguar vëllai i Agim Bucit, Feriti.

“Nuk e falim. I ati i Vladimir Kurtit të mos bëjë thirrje që ta vrasë shteti, por nëse e dënon të birin, le ta vrasë vetë. Nëse babai rrit monsta, le ta ndëshkojë vetë. Jemi te tronditur. Djali 6 vjeçar nuk e di ende qe i ka vdekur babai, kerkojme psikolog per te sepse eshte i tronditur nga ngjarja. Keto akte i bejne vetem terroristet. I ati i vrasesit nese e ka te birin moster ta çonte ne polici para se te vriste nje familje. Edhe i ati i vrasesit te shkoje ne burg se s’ka rritur femije te mire,” tha ai.

Vellai i viktimes Feriti thote se nuk eshte marre asnje vendim ende per autoret, ata qe po ndiqen penalisht jane vetem 2, por jane te bindur se grupi qe e ka organizuar kete veper kriminale ka qene i perbere prej 4 vetesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JO PARA ZGJEDHJEVE TË PE-SË/ Kosovës i vonohet liberalizimi i vizave
Previous article NDJEHENI TË LODHUR GJATË GJITHË KOHËS? Merrini këto dy suplimente

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT