• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ Zbulimi tronditës nga celulari: I plagosuri hesht se i rrezikohet jeta nga… (FAKTET E REJA)
Home
Ekskluzive

GRABITJA NË FIER/ Zbulimi tronditës nga celulari: I plagosuri hesht se i rrezikohet jeta nga… (FAKTET E REJA)

25 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Autorët që tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në territorin e Shqipërisë.

Sipas hetuesve, 33-vjeçari i plagosur, Arben Muça, me origjinë nga Puka dhe banim në Durrës, ishte organizatori që planifikonte gjithçka.
Kjo kuptohet lehtë edhe nga fakti se sot ai hesht, duke mos bashkëpunuar gjë e cila i mbështet dyshimet e policisë që ai nuk zbërthehet aq “kollaj”.

E megjithatë, ai duket se ka nje pike të dobët që e tradhëtoi. Përveç plagosjes në një zone jetike që kërkon ndërhyrje të specializuar, gjëja e dytë është celulari.

Një prej sendeve të sekuestruara në vendin e ngjarjes. Policia po merr në pyetje të njohur dhe numra kontaktesh që janë gjetur në telefonin e 33- vjeçarit.

Gjithashtu me anë të telefonit, grupi hetimor bën të ditur se ka rënë në gjurmë të një personi, nga i cili grupi merrte informacion mbi familjet që kanë fëmijë në emigracion apo që mbajnë shuma të konsiderueshme parash në banesë. Hetuesit dyshojnë se ky grup, pas kësaj vjedhjeje, kishte piketuar dhe dy familje të tjera që kanë fëmijët në emigracion.

Dyshohet se ky informacion ka dalë nëpërmjet mesazheve të gjetura mes të plagosurit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Ndërkohë, vetë 33- vjeçari me banim në Durrës dhe origjinë nga Puka, nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë në përpjekjen e parë të oficerëve për ta marrë në pyetje.

Babai i tre fëmijëve mbeti i plagosur rëndë nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, i është nënshtruar një operacioni kirurgjik. Nga mjekët mësohet se një plumb e ka prekur në organet jetë- sore, çka pritet që në ditët në vijim mjekët të japin një përgjigje rreth gjendjes së tij shëndetësore.


Policia dyshon se bëhet fjalë për një njeri edhe me të rrezikshëm se kreu i kësaj bande dhe me këtë e shpjegojnë frikën e të plagosurit për të folur pasi trembet se mund ta eleminojnë. Kjo, pasi mendohet që “spiuni” është truri edhe i grabitjeve të tjera, me anë të bandave të ndryshme.


Si i gjurmonin grabitësit familjet me para:

Autorët që tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në territorin e Shqipërisë.

Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, Arben Muça, 33 vjeç, i plagosur dhe dy të arratisurit, Ardi Muça dhe kunati i tij, dyshohet se kanë kryer një numër të madh grabitjes.

Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e tentativë për grabitjen e çiftit Minella dhe Elsa Muçi në lagjen “29 Nëntori” në Fier, mësohet se grupi i të rinjve kryente grabitje pasi më parë siguronte informacion për familje që mbanin shuma të konsiderueshme parash në banesë.

Për familjen Muçi, këta të fundit dyshohet se kanë pasur një bashkëpunëtor nga qyteti i Fierit, që i ka dhënë detaje se djali i tyre emigrant në Meksikë ka kryer kohët e fundit transfertë parash për në Shqipëri dhe se bëhej fjalë për shumë të konsiderueshme.

Nisur nga kjo, nisën plani për grabitjen e çiftit të të moshuarve. Sipas hetuesve, 33-vjeçari i plagosur me origjinë nga Puka dhe banim në Durrës, ishte organizatori që planifikonte gjithçka.

Ndërsa, viktima Xhuljan Sollaku, nga Elbasani, ishte eksperti që kryente hapjen e dyerve.

 

Familja Muça nuk kishte para në banesë:

Familja që do të sulmohej nga grupi i grabitësve, ka pasur shuma të papërfillshme në banesë. Mbetet e paqartë arsyeja përse grupi prej 4 personash, kishte planifikuar të grabiste banesën e çiftit të të moshuarve. Dyshimet e policisë janë se grabitësit janë tërhequr nga fakti që djali i Minella Muçës, jeton prej vitesh në Meksikë.

https://youtu.be/uQ3X4ah6eoE

I arrestuari i vetëm i kësaj ngjarjeje, është Arben Muça, 35-vjeçari nga Puka, i cili mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë. Ai nuk ka pranuar të japë detaje lidhur me ngjarjen dhe rrethanat e vrasjes së 20-vjecarit, Xhuljano Sollaku, apo plagosjes së tij. Muça pritet të përballet të hënën me akuzën.

Kush ishte Xhuljano Sollaku, “eksperit” që mbeti i vrarë gjatë grabitjes:

Xhuljano Sollaku është i riu 20-vjeçar që mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë gjate  tentativës për grabitje në Fier.

Xhuljano ishte rritur pa prindërit e tij. Prej vitesh jetonte me gjyshen dhe punonte në një lavazh pranë shtëpisë.

Në rrjetet sociale, 20-vjeçari postonte fotot me makina apo motorë të ndryshëm, të cilët “i eksperimentonte” gjatë kohës që punonte.

Gjyshja ka thënë  se nipi ikte gjithmonë natën dhe se ajo nuk kishte dijeni të aktiviteteve me të cilat merrej 20-vjeçari.

Ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë dhe akuzohej se kishte kryer disa grabitje.

Prokuroria mësohet se do të kërkojë masën e sigurisë arrest me burg, për akuzën e grabitjes me armë të mbetur në tentativë, kundërshtimit me armë të punonjësve të policisë dhe armëmbajtjes pa leje. Mbeten ende në kërkim 2 prej bashkëpunëtorëve në këtë grabitje.
Policia po punon me teknika dhe mjete të tjera operative për ta zbuluat dhe kapur, çka do zbardhte gjithe misterin jo vetëm të kesaj ngjarje por edhe shumë grabitjeve të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Durrës, Elbasan etj.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pesë lojtarët me më shumë gola në fanellën e kombëtares
Previous article Sampaoli: Për Messi-n është si një pistoletë e drejtuar në kokën e tij

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026 Aktualitet

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën Aktualitet

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë Aktualitet

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT