• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e dënimit me VDEKJE: Shteti duhet të…
Home
Sociale

GRABITJA NË FIER/ Qytetarët kërkojnë rikthimin e dënimit me VDEKJE: Shteti duhet të…

3 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një karafil qëndronte këtë të shtunë para pikës së këmbimit valutor në Fier ku Agur Vrenozi mori një plumb që i kushtoi jetën, teksa tentoi të parandalojë një grabitje të armatosur.
Grabitja, e fundit e një serie ngjarjes të rënda, ka ngjallur reagime të forta deri në thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje.

“Dënim me vdekje! E ka hequr Komiteti Europian etj etj por do dënim me vdekje, pikë”.

Kërkesa për masën ekstreme, lidhet nga qytetarët edhe me mosbesimin tek drejtësia shqiptare, që siç thonë, i liron autorët e ngjarjeve të rënda pa mbajtur përgjegjësi.

” I fusin këtej dhe i nxjerrin në anën tjetër”.

“Mendoj që shteti duhet të ketë ligje më të ashpra për hajdutët”.

53 vjeçari i cilësuar “një hero”, mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u përlesh me dy persona të armatosur që vodhën këtë pikë këmbimi valutor (në foto) dhe dhunuan pronarin e saj, Gëzim Hoxha.

Shembull i njeriut që donte që Fieri e Shqipëria të mos jetë kjo që është, e cilësoi Ministri i Mjedisit Blendi Klosi 53 vjeçarin, që ishte punonjës i Drejtorise se Pyjeve dhe Mjedisit ne Fier.

Klosi: Shembull i një njeriu të përgjegjshëm dhe i një njeriu i cili donte që Fieri dhe Shqipëria të mos ishte kjo që është.

Agur Vrenozi ndërroi jetë në spitalin e Traumës, dhe u përcoll këtë të shtunë për në banesën e fundit në Fier, mes dhimbjes së familjarëve dhe qytetarëve të shumtë.

Për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37 vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'A jam më seksi se Luana?', i ftuari ja pret shpresat Kejvinës me 2 fjalë
Previous article Dashuri dhe sakrifica/ Bashkëshorti i sëmurë falenderon mes lotësh shoqen e jetës

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT