• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ E zonja e shtëpisë tregon tmerrin e orës 03.00: Arritën ta hiqnin bravën nga jashtë dhe… (INTERVISTA)
Home
Sociale

GRABITJA NË FIER/ E zonja e shtëpisë tregon tmerrin e orës 03.00: Arritën ta hiqnin bravën nga jashtë dhe… (INTERVISTA)

24 March, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Çifti i bashkëshortëve Minella dhe Elsa Muçi nuk e kishin menduar kurrë se mund të ishin viktima të një grabitjeje nga katër persona me armë dhe maska.

Elsa Muçi, e frikësuar nga tmerri që ka përjetuar, nuk gjen fjalë për ta përshkruar atë që kaloi një natë më parë me bashkëshortin e saj. 63-vjeçarja e cilëson veten me fat që është ende gjallë.

Ajo thotë se vazhdimisht burri i tërhiqte vëmendje për mosvendosjen e shulit të derës. Por, nata e së premtes ishte një nga ato netët kur ajo nuk e harroi ta çonte porosinë e Minellës në vend. Brava e derës duket tërësisht e dëmtuar dhe dyshohet që autorët kanë përdorur çekiç dhe darë për ta hapur.

Znj. Elsa, ju ishit pre e një tentative për grabitje. A mund të na tregoni si ndodhi ngjarja?

Nuk di si ta përshkruaj, nuk arrij t’i gjej fjalët e duhura. Po flinim, pasi ishte ora rreth 03:00 e mëngjesit, por papritur dëgjuam një zhurmë që vinte nga dera. Pas pak çastesh kuptuam që po çmontohej brava e derës nga jashtë. Zoti e di sesi e kemi përjetuar atë situatë. Ishte një tmerr i vërtetë.

Pasi dyshuat se po ju grabisnin, si vepruat? I telefonuat Policisë?

Ishte gjëja e parë dhe e vetme që bëmë. Njoftuam Policinë sapo dëgjuam zhurmën e parë dhe po prisnim, nuk kishim çfarë të bënim tjetër. Na ka shpëtuar vetëm dryni i brendshëm i derës, të cilin nuk arritën dot ta shqyenin, se brava e derës jashtë ishte shpërthyer.

Derën e kishit mbyllur me dy siguresa?

Po. Kishte atë të çelësit dhe një lloz i derës nga brenda që na shpëtoi jetën. Nuk dimë. Unë e lija pa llozin gjithmonë dhe Minella më bënte llafe gjithmonë për këtë gjë, por për fat të mirë, e kisha vendosur mbrëmë. Ishte fati ynë. Përndryshe nuk e di se çfarë mund të kishte ndodhur.

Po thoni që autorët nuk arritën që të hynin brenda në apartamentin tuaj?

Jo,jo. Nuk hynë fare, se llozi hyn tejpërtej deri në mur dhe nuk arritën dot ta hapnin derën. Pavarësisht se u përpoqën për shumë minuta, pastaj erdhi policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ramos i lutet Real-it: Tani është momenti i duhur për të marrë De Gea-n
Previous article Messi këshillon Neymar të largohet të shkojë te City

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik Aktualitet

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar Aktualitet

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT