• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË FIER/ Çfarë gjeti policia në telefonin e Arben Muçës (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

GRABITJA NË FIER/ Çfarë gjeti policia në telefonin e Arben Muçës (DETAJET E REJA)

25 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autorët që tentuan të vidhnin me armë banesën e Minella Muçit në orët e para të mëngjesit të 23 marsit në Fier, dyshohet se janë autorë të një sërë grabitjesh në territorin e Shqipërisë. Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, Arben Muça, 33 vjeç, i plagosur dhe dy të arratisurit, Ardi Muça dhe kunati i tij, dyshohet se kanë kryer një numër të madh grabitjes.

Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e tentativë për grabitjen e çiftit Minella dhe Elsa Muçi në lagjen “29 Nëntori” në Fier, mësohet se grupi i të rinjve kryente grabitje pasi më parë siguronte informacion për familje që mbanin shuma të konsiderueshme parash në banesë. Për familjen Muçi, këta të fundit dyshohet se kanë pasur një bashkëpunë- tor nga qyteti i Fierit, që i ka dhënë detaje se djali i tyre emigrant në Meksikë ka kryer kohët e fundit transfertë parash për në Shqipëri dhe se bëhej fjalë për shumë të konsiderueshme.

Nisur nga kjo, nisën plani për grabitjen e çiftit të të moshuarve. Sipas hetuesve, 33-vjeçari i plagosur me origjinë nga Puka dhe banim në Durrës, ishte organizatori që planifikonte gjithçka. Ndërsa, viktima Xhuljan Sollaku, nga Elbasani, ishte eksperti që kryente hapjen e dyerve. “Grupi hetimor ka dyshime se ata bashkëpunonin me banorë të qyteteve ku kryenin vjedhjen.

Për rastin e grabitjes së banesës të familjes Muçi, dyshohet se një nga bashkëpunëtorët është nga Fieri dhe i ka dhënë informacion grupit se në këtë banesë mund të ketë vlera të konsiderueshme të hollash”, kanë sqaruar burime nga Policia e Fierit, duke shtuar se prej kohësh autorët e tentativë për grabitje kanë mbajtur në vëzhgim familjen në fjalë. Por, nga verifikimet ka rezultuar se në banesë nuk ka pasur sende me vlerë apo shuma të mëdha parash, pasi Minella Muçi jetonte vetëm me paratë që punonte si shofer.

Nga verifikimi i Së kaluarës së dy prej grabitësve, Xhuljano Sollaku, që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë dhe Arben Muça, i cili u plagos, është konstatuar se ata kanë bashkëpunuar prej vitesh në aktivitete të dyshimta. Gjithashtu, mësohet se është konkluduar paraprakisht se ata janë anëtarë të një grupi që dyshohet se ka kryer vjedhje me armë e vepra të tjera penale edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Policia e Fierit po bashkëpunon më atë të Durrësit dhe të Elbasanit për të gjetur të tjera raste që autorët mund të kenë kryer.

TELEFONI

Një prej sendeve të sekuestruara në vendin e ngjarjes është telefoni i të plagosurit Arben Muça. Policia po merr në pyetje të njohur dhe numra kontaktesh që janë gjetur në telefonin e 33- vjeçarit.

Gjithashtu me anë të telefonit, grupi hetimor bën të ditur se ka rënë në gjurmë të një personi, nga i cili grupi merrte informacion mbi familjet që kanë fëmijë në emigracion apo që mbajnë shuma të konsiderueshme parash në banesë. Hetuesit dyshojnë se ky grup, pas kësaj vjedhjeje, kishte piketuar dhe dy familje të tjera që kanë fëmijët në emigracion.

Dyshohet se ky informacion ka dalë nëpërmjet mesazheve të gjetura mes të plagosurit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Ndërkohë, vetë 33- vjeçari me banim në Durrës dhe origjinë nga Puka, nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me Policinë në përpjekjen e parë të oficerëve për ta marrë në pyetje.

Babai i tre fëmijëve mbeti i plagosur rëndë nga shkëmbimi i zjarrit me Policinë dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit, i është nënshtruar një operacioni kirurgjik. Nga mjekët mësohet se një plumb e ka prekur në organet jetë- sore, çka pritet që në ditët në vijim mjekët të japin një përgjigje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rossi ka një përgjigje të bukur, kur i thonë që është shumë plak
Previous article Mbreti Federer merr një vendim që mërzit fansat

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT