• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Vëllai VIKTIMËS: Nëse shteti nuk merr masa, populli do armatoset si në ’97… (VIDEO)
Home
Sociale

GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Vëllai VIKTIMËS: Nëse shteti nuk merr masa, populli do armatoset si në ’97… (VIDEO)

27 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Grabitjet me dhunë të regjistruara kohët e fundit me pasojë vdekje kanë ngritur nivelin e alarmit tek qytetarët.

Familjarë të Agim Bucit, i cili u vra dy ditë më parë në Kamëz  gjatë tentaivës për ti grabitur marketin, mes dhimbjes për humbjen e njeriut të tyre dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, kërkojnë marrjen e masave nga autoritetet ligjzbatuese.

Rifat Buci: Po të punojë policia, me dasht me e bo punën policia stabilizohet vendi se nuk jemi Kina me një miliard banorë. Ne 3 milion vritemi ditë për ditë, çdo natë vrasje.Ça bën policia, fle gjumë?

Nëse nuk ndërhyhet për të forcuar sigurinë në vend, vëllai i Agim Bucit thotë për Ora News se qytetarët do të detyrohen të armatosen si në ’97 për të mbrojtur veten dhe familjen e tyre.

Rifat Buci: Nëse duan me bo shtet politikanët, me e stabilizu popullin mirë. Ndryshe po të them unë, gjithësecili ka për të dalë nesër, do të çohet populli në revoltë dhe ka për tu pajisur komplet me armë si në ’97 se do të ruajë shtëpinë, kokën dhe fëmijët e vet. Mbaje mend këtë që po të them. Unë i bëj thirrje politikës, të kenë turp. Nuk më kanë ardhur asnjë, kanë ardhur gazetarët, ka ardh Lul Basha. Nuk më hyn në punë puna e partive, por respekti që më kanë bërë për fatkeqësinë që më ka ndodhur në familje. Kjo më intyereson mua. Nuk janë shqetësuar dhe nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare. Presidenti, erdhi këshilltari i tij me një tufë lule, rëndësi ka që u paraqit. Por e përsëris, nëse nuk do të marrin masa me stabilizu popullin, populli është duke vuajtur, po rri me frikë, duke ecur rrugës me frikë. Për mua shteti ka përgjegjësi. Nëse duan me vendos drejtësi i kanë aty. Djali 6 vjeç ka përjetuar terror. Nesër do të ndodhë ty, do tu ndodhë politikanëve. Krimineli dhe hajduti nuk ka.Do shkojë dhe politikanin ta vrasë. Populli nuk ka mbrojtje.

Të njëjtin qëndrim ndan dhe kushëriri i tyre.

Kushëriri: Të vijë ai tjetri të më marrë ekonominë, të më traumatizojë fëmijën, të bëjë terror në shtëpi, popullit nuk i mbetet gjë tjetër ose drejtësia të shkojë në vend ose hakmarrje. Vetëm me kalu në vetëmbrojtje.Të merren masat ndryshe e fut popullin në qorrsokak.Policia e bëri punën e vet, tani duhet ta bëjë drejtësia. Me më pyet mua, kërkoj dënim kapital. Por të funksionojë drejtësia në këtë vend, nëse nuk funksionon do të kalojë në vetëgjyqësi.

https://youtu.be/8XhIE_WsHik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Batalion" mjetesh disa milionëshe, kush është biznesmeni tropojan pronar i "bishave" luksoze?
Previous article Heynckes lajmëron hakmarrjen kundër Real Madridit në Ligën e Kamapionëve

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT