• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME VRASJE NE KAMEZ/ Shoqërohet një PERSON I DYSHUAR. Dy të rinj nga Burreli janë…
Home
Breaking News

GRABITJA ME VRASJE NE KAMEZ/ Shoqërohet një PERSON I DYSHUAR. Dy të rinj nga Burreli janë…

27 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes në Kamëz me pasojë vrasjen. Burime policore thonë për tvklan.al se të dyshuarit janë dy të rinj me origjinë nga Burreli.

Sipas të njëjtave burime, është ndaluar një person i dyshuar si pjesëmarrës në grabitje. Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit janë duke mbledhur ende prova për autorin kryesor të vrasjes. Numri i të shoqëruarve për ngjarjen ka vajtur mbi 35 persona.

Zyrtarisht Policia e Tiranës rezervohet që të japë një informacion më të detajuar për aksionin që po zhvillohet, ndërkohë që pritet të dalë më vonë në një deklaratë për mediat për të dhënë detaje.

Mbrëmjen e 25 Prillit, në lagjen “OSBE” të Kamzës dy persona të armatosur tentuan të grabisnin një dyqan të familjes Buci. Autorët qëlluan me armë Agim Bucin duke i shkaktuar vdekjen, dhe plagosën bashkëshorten e tij Merita Buci, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë skena u zhvillua në sytë e djalit 6-vjeçar të çiftit, i cili ndodhej brenda dyqanit. Pasi qëlluan me armë çiftin Buci, autorët u larguan nga vendngjarja. Kamerat e sigurisë së biznesit filmuan dy autorët, të cilët ishin me kapele. Për identifikimin dhe dhënien e informacioneve të vlefshme për vendndodhjen e tyre, Policia e Tiranës vendosi edhe shpërblim prej 5 milionë Lekë të vjetra./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishte në dënuar për vrasjen e kryer në Kurbin, arrestohet në Itali shqiptari i shumë kërkuar
Previous article DITËLINDJET E 27 PRILLIT/ KUSH FESTON SOT NGA SALLY HAWKINS E DERI TE…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT