• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ E trishtë: Prindërit ‘luftë’ me portokalle për të shpëtuar djalin… (FOTO)
Home
Sociale

GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ E trishtë: Prindërit ‘luftë’ me portokalle për të shpëtuar djalin… (FOTO)

26 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku pronari i një dyqani mbeti i vrarë, ndërsa gruaja e tij u plagos.

Kanë qenë dy autorë, ku në kokë mbanin kapuç të zinj, njëri i veshur me xhinse bojëqielli, ndërsa tjetri me pallto të errët.

Dy autorët kanë pasur dorashaka për të mos lënë gjurmë, ndërsa në duar mbanin, njëri një thikë dhe tjetri një pistoletë.

Në momentin që njëri prej autorëve, ai që ka qenë i armatosur me pistoletë është futur në dyqanin e 52-vjeçarit Agim Buci, brenda ka qenë vetëm djali i tij, 6 vjeç, i cili po qëndronte para kompjuterit.

Në këto momente, i mituri është tmerruar kur ka parë autorin me armë në dorë dhe me kapuç në kokë, dhe ka filluar të bërtasë, duke kërkuar ndihmë.

Pasi ka dëgjuar britmat e djalit, Merita Buci është futur nga një derë e pasme e marketit, derë kjo që lidhte biznesin me shtëpinë, që e kishin vetëm pak metra me tutje.

Sapo ka parë autorin me armë në dorë, ajo ka filluar të qëllojë me portokalle dhe të përleshet me të.

Marketi ku ndodhi ngjarja

Vetëm pak sekonda më vonë, në market nga po e njëjta derë vjen edhe Agim Buci, i cili po dhe ai merr disa portokalle dhe fillon të godasë autorin.

Në përleshje e sipër, autori ka shkrepur armën duke e qëlluar 52-vjeçarin në gjoks si dhe duke plagosur gruan e tij.

Agim dhe Merita Buci kanë rënë të dy në tokë, ndërsa brenda dyqanit vjen bashkëpunëtori tjetër, i cili e ka tërhequr për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi janë larguar autorët, komshinjtë e tij kanë shkuar menjëherë në dyqan, ku edhe i kanë çuar me makinat e rastit për në spital.

Agim buci

Por, 52-vjeçari Agim Buci nuk ka mundur të mbijetojë, pasi plumbi që ka marrë në gjoks ka qenë me pasoja fatale.

Ndërsa, gruaja e tij ndodhet në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë që ndodhen të instaluara në dyqanin ku ndodhi ngjarja, çka është një shprese e madhe për hetuesit për të zbuluar këtë ngjarje të rëndë që tronditi Tiranën. /Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Stërvitje në vapë, Dalipi konsultohet me Bardhin në prag të sfidës me Lushnjën
Previous article Gjykata nuk i njohu Zgjedhjet, FSHF nuk e apeloi vendimin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT