• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Grabitja me dhunë në Prokurorinë e Durrësit/ Autorët e dinin çfarë përmbante “posta sekrete”
Home
Aktualitet
Kronikë

Grabitja me dhunë në Prokurorinë e Durrësit/ Autorët e dinin çfarë përmbante “posta sekrete”

10 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë publikuar nga grabitja e postës sekretë të prokurorisë së Durrësit.

Mësohet se grupi hetimor ka ndërtuar identitetin e autorëve të dyshuar. Ndërsa burimet bëjmë të ditur se autorët e dinin çfarë përmbante posta dhe për këtë arsye nuk lejuan që të mbërrinte në destinacion.

Ndërkohë po verifikohen edhe pëersona të tjerë që kishin dijeni për përmajtjen e postës nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kur ndodhi grabitja?

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur dy persona ende të paidentifikuar sulmuan postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i morën disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.

Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qendrore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit “Pranvera”.

Burimet thonë se ngjarja është vënë re nga punonjës të postës dhe kalimtarë por që asnjë nuk ka reaguar përballë autorëve edhe për shkak se mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda një kohë shumë të shkurtër.

Autorët që sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia e Durresit në një njoftim paraprak për rastin thotë se po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë.

Burime të Ora News thonë se në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh.

Përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë ose nga SHISH, ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.

/Ora News.tv/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Publikohet video nga “Met Gala”, gjithë këto VIP me detaje krishtere (VIDEO)
Previous article Jo vetëm modele dhe këngëtare, Oriola sapo na zbuloi edhe pasionin tjetër (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT