OPolicia e Sarandës ka shoqëruar në komisariat katër të rinj, për t’u marrë në pyetje në lidhje me grabitjen e kambistit Ibrahim Didani, një natë më parë, të cilit, iu morën në ashensorin e pallatit ku banonte, me forcë, 5 milionë lekë.
Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb”, se të rinjtë po merren në pyetje për grabitjen. Policia nga ana e saj thotë se është afër identifikimit të autorëve të ngjarjes së djeshme.


