Në këto momente forca të shumta policie kanë mësyrë drejt Krujës e Fushë-Krujës, vende ku ndodhen edhe banesat e Oltion Veselit e Elton Piklit, dy prej të dyshuarve si pjesë e bandës që grabitën rreth 10 milion euro nga barku i avionit, në aeroportin e Rinasit më 9 Prill.
Shënjestër e policisë, përveç banesave është edhe një dyqan ku Pikli punonte si kasap.
Kujtojmë që Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja është arrestuar teksa tentonte të largohej drejt Bullgarisë. Ai u konsiderua si i 5-ti i grupit, pasi është edhe personi i pestë i kapur për ngjarjen Pikli, sipas policisë nuk figuron i skeduar apo me rekorde kriminale. Pikli ka punuar si kasap në Krujë.
Ndërsa Oltion Veseli, i vënë në pranga, si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë-Vienë në momentin e grabitjes më 9 prill. Në foton e siguruar nga “BalkanËeb”, Veseli është personi i veshur si komando dhe që kërcënon me kallashnikov, ndërsa pranë tij është Admir Muratajt gjithashtu i maskuar.
Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar ne Afganistan dhe më pas eshte arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejcari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.
I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017.