Policia ka kryer kontrolle ditën e sotme në banesën e Ragip Hajdinit, i cili u arrestua dje si i përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle në banesën e tij te “Shkëmbi i Kavajës” për të mbledhur prova.
Ragip Hajdini, nga Kosova, u prangos në Kavajë me dyshimet se është njëri nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarjeje të bujshme. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmisë së Alkond Brengasit.
Ai është përshkruar nga Bengasi si “Daja” nga Kosova, i cili takohej shpesh me Klement Çalën dhe Admir Muratajn.
Arrestimi i tij e ka çuar kështu në 6 numrin e personave që qendrojnë pas hekurave për supergrabitjen e 9 Prillit në Rinas, ku edhe mbeti i vrarë, Admir Murataj.


