Dhjetë ditë më parë ndodhi grabitja më e bujshme e milionave në aeroportin e Rinasit.
Sot, teksa ende nuk kemi të arrestuar për ngjarjen, por një viktimë (Admir Murataj), AlpeNeës.al jus jell 10 fakte të rëndësishme dhe që dimë deri më tani.
1.Nuk janë 10 milionë siç u raportua për ditë të tëra nga mediat, por mbi 5 milionë. Shifra e saktë nuk është bërë ende e ditur.
2.Deri tani mendohet se autorët kanë qënë vetëm 4.
3.Admir Murataj ka përdorur maskë për të mos u dalluar, nuk dihet nëse dhe autorët e tjerë kanë vepruar njësoj.
4.Admir Murataj nuk ka vrarë veten dhe as nuk e kanë vrarë bashkëpunëtorët por policia.
5.Grabitësit kanë lënë pas një telefon celular, tip modeli I vjetër që e bën të vështirë identifikimin
6.Nuk ka ende identifikim të autorëve të tjerë përveç viktimës Murataj. Policia dhe Prokuroria dhanë sot sqarimin se informacionet e dala në media nuk janë të vërteta.
7.Në furgonin e përdorur nga grabitësit u gjetën shenja gishtërinjsh.
8.Dyshohet se I përfshirë mund të jetë një polic ose komando duke pasur parasysh qendrimin e tij në foton ku duket Admir Murataj I maskuar.
9.Ka akuza të renda se stafi I sigurisë në aeroport nuk ka reaguar në kohën e duhur në momentin e grabitjes.
10.Bandat më me emër po analizohen nga policia për të kuptuar veprimtarinë dhe ngjashmërinë.
Përgatiti: AlpeNews.al