• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E RINASIT/ Del EMRI. Ja kush është i arrestuari ose “DAJA” nga Kosova
Home
Breaking News

GRABITJA E RINASIT/ Del EMRI. Ja kush është i arrestuari ose “DAJA” nga Kosova

26 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përfundon në pranga i gjashti i dyshuar për grabitjen në Rinas. “BalkanWeb” mëson se ai është ‘Daja’ nga Kosova.

50-vjeçari me pseudonimin “Daja” dhe i identifikuar si Ragip Hajdini dhe është arrestuar pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës. Aksioni në zonë është në vijim e sipër, por nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e ndonje bashkëpunëtori tjetër për grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit.

Daja nga Kosova është përmendur edhe në dëshminë e dëshmitarit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili thotë se këtë shtetas rreth 50-vjeç dhe tullac e kishte takuar bashkë me Admir Muratajn tek zona e Liqenit të Thatë në Tiranë. Bengasi thotë ndër të tjera se ishte në gjendje ta identifikonte “Dajën” nga Kosova nëse dikush i tregonte foton e këtij të fundit.

“Unë shkoja shpesh në banesën e Klementit e cila ndodhej afër shtëpisë time dhe në këtë banesë vinte shpesh edhe Admir Murataj. Po ashtu e kam takuar Admirin edhe me një person tjetër nga Kosova i moshës rreth 50 vjeç, qeros, të cilin Admiri e thërriste me pseudonimin “Daja”. Unë këtë person jam në gjendje që ta identifikoj nëse ai më tregohet. Po me këtë shtetas vinin edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin nga Fushë Kruja, me sa di unë ku njëri thirrej me emrin “Olti” dhe tjetri “Tani”. Ata të dy vinin me një makinë Golf ngjyrë blu dhe të dy këta persona takoheshin me Admir Muratajn dhe shtetasin Kosovar të cilin Admiri e thërriste Daja”,- tha Bengasi në dëshminë e tij të siguruar nga “BalkanWeb”.

Ai po ashtu pranon se “Daja” njihej edhe me kushërin e tij Klement Cala të cilit i kishte shitur edhe një pistoletë.

“Kujtoj që Daja, Admir Murataj dhe Klement Çala mbanin gjithnjë armë me vete. Admiri mbantë dy pistoleta dhe bomba në çantë. Ja kam parë kur me ka kërkuar ti marr njëherë cigaret në çantë. Ndërsa Klementi mbante një armë tip Glock që ia kishte blerë Dajës nga Kosova dhe ka thënë që e ka blerë për 2500 euro”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITUAN TITULLIN E 8 RADHAZI/ Tifozja seksi zhvishet për Juventusin me disa poza "të nxehta" (FOTO)
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NGA SPANJA/ Mourinho merr drejtimin e Interit në verë, ja lista e "dëshirave"

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT