• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E PËRGJAKSHME NË RINAS/ Detajet e reja: Autori pa kartë identiteti
Home
Breaking News

GRABITJA E PËRGJAKSHME NË RINAS/ Detajet e reja: Autori pa kartë identiteti

9 April, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grabitësi që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit, është ende i paidentifikuar. Në trupin e tij nuk është gjetur asnjë mjet identifikimi. Ai kishte armë kallashnikov, krehër me fishekë dhe një granatë që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Grabitësi, ishte së bashku me bashkëpunëtorët e tij të cilët kryen grabitjen e rreth 10 milionë eurove që transportoheshin me 4 makina të blinduara për në avionin e linjës për në Vjenë. Siç dëshmitarët nga aeroporti tregojnë për Report Tv, autorët i kanë marrë paratë në pistën e avionit, teksa makiant blind i fusnin thasët me para në pjesën e bagazheve të avionit. Fluturimi i avionit të mbushur me pasagjerë është shtyrë pas ngjarjes së rëndë.

Pas grabitjes, makina e autorëve, një mjet furgon me një mbishkrim të falsifikuar “Hetimi Tatimor” që u ka shërbyer atyre si kamuflazh për t ëhyrë lehtësisht në aeroport, u vu në ndjekje nga forcat e policisë. Pati shkëmbim zjarri, ku teksa ndiqeshin nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë autorët kanë hapur derën e pasme të furgonit dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve. Aty ka mbetur i vrarë një prej grabitësve, ndërsa të tjerët kanë mundur të largohen bashkë me thasët me para.

Autorët janë larguar fillimisht në këmbë, ndërsa një tjetër automjet dyshohet t’i ketë pritur ata për tu larguar pa gjurmë. Por provat më të forta të policisë, dqë mund t’i cojë hetuesit drejt zbardhjes së identitetit të grabitësve, është pikërisht furgoni me letrën false të “Hetimit Tatimor”. Plani i grabitësve mund të ketë qenë për ta djegur automjetin pas grabitjes. Por fakti që makina tashmë është sekuestruar, është një “pasuri” provash në duart e hetuesve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITI ME SHKELM KAPITENIN E MILANIT/ Gjykata Sportive merr vendimin për Mandzukic, ja masat ekstreme
Previous article PRITET KONFIRMIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES/ Ja rroga që Edy Reja do të marrë deri në fund të "Euro 2020"

k.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT