Detaje të reja nga grabitja në Kosovë, ku një nga hajdutët u vra nga pronarët e shtëpisë ku hyri për ta grabitur.
Tashmë është zbuluar edhe identiteti i grabitësit të vrarë, Indeksonline mëson se ai është F.G nga Prishtina, trupi i të cilit u gjend i vdekur 300 metra nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur.
“Në bazë të informacioneve/verifikimeve të deritanishme dyshohet se personi në fjalë është djali i një zyrtari policor. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht në hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti”.
Ndryshe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48- orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.


