• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E NOTERIT NË SARANDË/ Përveç 20 milionë lekëve, hajdutët morën çelësat e “Range Rover”-it e “Benz”-it dhe… (DETAJE)
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJA E NOTERIT NË SARANDË/ Përveç 20 milionë lekëve, hajdutët morën çelësat e “Range Rover”-it e “Benz”-it dhe… (DETAJE)

5 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Grabitja nën kërcënimin e armëve të zjarrit në banesën e një noteri në zonën e Ksamilit e ndodhur rreth dy javë më parë, është zbardhur nga Policia.

Operacioni i koduar “Butrinti” çoi në pranga tre autorët e grabitjes së një shume të konsiderueshme parash në banesën e noterit Thoma Kaçi, i cili deklaroi pas ngjarjes se u kishte dhënë 20 milionë lekë të vjetra. Policia tha se ka arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes, shtetasit, Elis Avduli, 52 vjeç, lindur dhe banues në Konispol, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Sarandë si dhe shtetasin Vladrias Himaj, 34 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sarandë.

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune hetimore të pandërprerë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, të një shume parash në banesën e shtetasit Thoma Kaçi, ngjarje e ndodhur në datë 20.10.2021, në lagjen nr.1, Sarandë. Mbi bazën e provave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë nxori urdhrat e ndalimit për autorët e dyshuar”, sqaroi Policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet e dyshuara të përdorura në këtë ngjarje dhe 4 aparate celular. Në deklaratë thuhet se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

NGJARJA

Grabitës të armatosur me armë kallashnikovë dhe të maskuar terrorizuar familjen e noterit mëngjesin e 20 tetorit të këtij viti, duke marrë një shumë prej 20 milionë lekësh të vjetra. Personat e maskuar kanë lidhur familjarët e 63- vjeçarit dhe kanë marrë shumën e konsiderueshme të parave. Burimet bënë me dije ditën e ngjarjes, se grabitësit i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro. Por 63-vjeçari u ka dhënë atyre shumën prej 20 milionë lekësh.

Pasi kanë marrë paratë, grabitësit kanë marrë edhe çelësat e automjeteve të noterit, atë të llojit “Range Rover” dhe “Mercedes Benz” dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke humbur gjurmët. Mbetet mister fakti pse grabitësit morën çelësat e automjeteve dhe u arratisën pa i marrë ato. “Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, bëri me dije Drejtoria e Policisë Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI 2022/ Sejko paraqet konkluzionet e BSH: Politikat ekonomike duhet të orientohen drejt normalizimit...
Previous article VAKSINIMI NË SHQIPËRI/ OBSH lançon fushatën antigrip dhe masat kundër COVID

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT