• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E NOTERIT KAÇI/ Apeli rrënzon dy të dyshuarit, donin të siguronin prova
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITJA E NOTERIT KAÇI/ Apeli rrënzon dy të dyshuarit, donin të siguronin prova

22 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka rrëzuar kërkesën e dy personave të dyshuar për grabitjen noterit në Sarandë Thoma Kaçi në 20 tetor të këtij viti.

Bëhet me dije nga vendimi i zbardhur i gjykatës se Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula dhe Vladrias Himaj kishin kërkuar në Gjykatë sigurimin e dy provave që dispononte trupi gjykues.

E para, sekuestrimin e regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare Sarandë, me arsyetimin se ditën e ngjarjes, afërsisht në të njëjtën orë, kur ka ndodhur vjedhja e banesës së çiftit Kaçi, kërkuesit kanë qenë në subjektin “Old House”, me vendndodhje përballë Policisë Kufitare, dhe se ekziston rreziku që këto filmime të fshihen për shkak të afatit kohor.

E dyta, kryerja e veprimit hetimor të paraqitjes për njohje nga bashkëshortja e noterit Martha Kaçi me personin nën hetim, me arsyetimin se është kryer veprimi hetimor i paraqitjes për njohje vetëm Thoma Kaçi.

Ndërkohë që është shumë e rëndësishme që paraqitja për njohje të kryhet edhe nga shtetasja Martha Kaçi, pasi nëse do të bëhej në një moment tjetër, në kujtesën pamore të kësaj të fundit do të ndikojë sugjestionimi i bashkëshortit të saj sa i takon autorit/autorëve të veprës penale”.

Prokurori i çështjes kishte kërkuar që të pranohej vetëm paraqitja për njohje me bashkëshorten e noterit, por Gjykata e Sarandës vendosi rrëzimin e të dyja kërkesave të të dyshuarve me argumentin se “konstatohet lehtësisht se sigurimi i provës për kryerjen e sekuestrimit të regjistrimeve video për datën 20.10.2021 të realizuara nga kamerat e sigurisë të Policisë Kufitare nuk është nga rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, dhe për rrjedhojë kërkesa për këtë pikë të kërkimit duhet të rrëzohet.

Për sa i përket kërkimit për kryerjen e veprimit hetimor për paraqitjen për njohje nga viktima e veprës penale Martha Kaçi me personin nën hetim, nuk u arrit të vërtetohej nga kërkuesi se ekziston një rrezik real që marrja e provës gjatë gjykimit mund të kompromentohet, vështirësohet ose të bëhet e pamundur”.

Kujtojmë se pak ditë më parë çështja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit Gjirokastër nga Gjyqtari Enton Dhimitri, i cili la në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për rrëzimin e të dyja kërkesave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Rekomandimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Çfarë duhet të bëni për festa të sigurta
Previous article KAOS ME KLUBIN E SERISË A/ Përjashtim nga kampionati nëse nuk…

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT