• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E MOBILERISE/ Autorët morën 30.000 EURO. Flet roja: Më lidhën gojën dhe…
Home
Breaking News

GRABITJA E MOBILERISE/ Autorët morën 30.000 EURO. Flet roja: Më lidhën gojën dhe…

16 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy persona ende të paidentifikuar kanë arritur të grabisin rreth 30 mijë euro në kasafortën e një mobilierie në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të së enjtes, në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, në rrugën Tiranë – Ndroq.

Pasi kanë arritur të neutralizojnë rojën, duke e lidhur, grabitësit janë futur në ambientet e brendshme të mobilierisë, duke hapur me sende të forta kasafortën. Burime nga Policia e Tiranës thanë se janë lajmëruar për ngjarjen disa minuta pasi autorët kishin arritur të largoheshin bashkë me shumën e parave.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.6, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Është marrë në pyetje roja i objektit, i cili ka deklaruar se kanë qenë dy persona, të cilët e kanë zënë në befasi dhe më pas e kanë lidhur, duke i mbyllur edhe gojën që të mos kërkonte ndihmë. Por ai ka thënë se nuk ka arritur t’ua shohë fytyrat dy grabitësve, pasi kishin vendosur kapuça në kokë.

Ndërsa nuk ka arritur të dallojë nëse kanë qenë të armatosur apo jo. Burimet thanë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së objektit, por edhe të disa bizneseve përgjatë rrugës që të çon drejt mobilierisë së grabitur.

Nga verifikimi paraprak i pamjeve filmike, efektivët kanë fiksuar dy grabitësit, por ashtu siç kishte deklaruar edhe roja, atyre nuk u duket fytyra. Ndërsa dyshohet se për të realizuar vjedhjen ata kanë përdorur një automjet, me të cilin kanë shkuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, kanë përdorur edhe leva dhe objekte të tjera të forta për të hapur derën kryesore të mobilierisë e më pas edhe kasafortën ku kanë marrë paratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kosta Rika ëndërron, Serbia është e dënuar të fitojë…
Previous article Low: Botëror i vështirë, nuk do të ketë më një tjetër 7-1

Ina.Autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al Aktualitet

HELMIMI I STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e plotë e kontrolleve ndaj kompanisë SORI-Al

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore Aktualitet

FLUKS NË MORINË/ Mbi 14 mijë persona 'vërshojnë' drejt Shqipërisë brenda 12 orëve për pushimet verore

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore Aktualitet

PAS STUDENTËVE TË AKADEMISË SË SIGURISË/ Alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët në disa institucione shëndetësore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT