Në një konferencë për mediat policia e Shkodrës ka dhënë detaje rreth grabitjes së bankës në Koplik.
“U kapën dhe u ndaluan shtetasit, Bekim Gurraj, Amir Shabaj dhe Admir Shabaj. Ndalimi i tyre u bë sepse këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë hyrë në bankë dhe kanë marrë shuma parash. Autorët kanë përdorur dy armë zjarri dhe një automjet Golf 3. Pas grabitjes e kanë djegur automjetin në rrugë.. Dhe më pas kanë ndaluar një rrugë një person dhe i kanë marrë makinën. Pas ngjarjes armët i kanë hedhur në ujë. Pas kontrolleve është gjetur arma kallashnikov dhe vazhdon kërkim për armën tjetër. Në banesën e Bekim Gurrajt janë gjetur dy radio marrëse si ato të policisë, bluzë dhe kapele si ato të policisë si dhe veshjet e përdorura nga ai disa ditë më parë gjatë survejimit në ambientin e jashtëm të bankës. Ndërsa në banesën e shtetasit Albin Shabaj u gjet dhe sekuestruar 9 kg kanabis dhe për këtë u arrestuan vëllezërit Shabaj dhe babai i tyre.”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrës.