• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA E ARGJENDARISË NË DURRËS/ Rrëfehet hajduti: Mendova se nuk kishte kamera. E bëra…
Home
Breaking News

GRABITJA E ARGJENDARISË NË DURRËS/ Rrëfehet hajduti: Mendova se nuk kishte kamera. E bëra…

5 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Grabitëm argjendarinë në Durrës, pasi desha të laja një borxh që ia kisha marrë një mikut tim, por nuk llogarita kamerat e sigurisë apo ndonjë që mund të na identifikonte”.

Kështu është shprehur njëri prej autorëve të arrestuar gati katër muaj pas grabitjes së argjendarisë në qendër të Durrësit, në bulevardin kryesor të qytetit. Blutë e Durrësit bënë të ditur dje se finalizuan operacionin e koduar “Argjendaria “, zhvilluar me metoda speciale të hetimit, duke identifikuar dhe vënë në pranga një nga dy autorët.

Sipas Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Robert Hasmuça, 22 vjeç, banues në Tiranë. “Vihet në pranga nga Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë të një argjendarie në bulevardin kryesor, në vlerën rreth 5.6 milionë lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe bazuar në prova shkencore, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së argjendarisë në bulevard më datë 18.04.2018”, bëri të ditur Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Mësohet se 22- vjeçari ishte identifikuar prej disa kohësh dhe Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës organizuan operacionin e koduar “Argjendaria”, operacion i ndjekur me metoda speciale, ku në një zonë të Tiranës kanë kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin Robert Hasmuça.

Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të Hasmuçës. Në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg florinj me vlerë rreth 5.6 milionë lekë. Menjëherë pas arrestimit, hetuesit kanë marrë në pyetje 22-vjeçarin, i cili mësohet të ketë pranuar krimin, teksa është vënë para provave dhe fakteve të pakundërshtueshme.

DEKLARATA E HASMUÇËS

Fillimisht ai mohoi autorësinë e ngjarjes, por kur u ballafaqua me sekuencat filmike të kamerave të sigurisë, ka pranuar se ishte ai personi që dukej në këto pamje. 22-vjeçari ka deklaruar se i duheshin para, pasi ia kishte borxh dikujt dhe duhej t’ia kthente. “Unë jam njëri nga dy personat që u futëm dhe grabitëm argjendarinë në Durrës. Isha së bashku me një shokun tim. Të dy bashkë u futëm dhe morëm rreth dy kg florinj në bizhuteri. Bizhuteritë i shitëm diku nën dorë te persona të ndryshëm nëpër lagje në bulevard, por edhe te tregtarë të ndryshëm me çmime shumë herë më të lira sesa blihen në dyqan.

Grabitjen e kryem pasi më duheshin para, i kisha një mikut tim një sasi të konsiderueshme të hollash borxh. Unë jam i papunë dhe ai m’i kërkoi lekët. Isha shumë ngushtë dhe prandaj bashkë me shokun tim organizuam grabitjen. Por nuk morëm parasysh fare pasojat. Pra, nuk llogaritëm asgjë, as kamerat e sigurisë dhe as nëse do të na identifikonte ndonjë person për vetë faktin se jetojmë në Tiranë dhe jo në Durrës”, ka pohuar ndër të tjera 22-vjeçari, ndërsa ka treguar edhe emrin e bashkëpunëtorit të tij, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë nga Policia, që po vazhdon punën për arrestimin e tij.

Sipas të dhënave, bashkëpunëtori i 22-vjeçarit dyshohet se fshihet në kryeqytet. Policia ka hedhur dyshime se i riu i arrestuar kishte rënë viktimë e lojërave të fatit dhe si pasojë e humbjes së shumave të konsiderueshme, ai është futur në borxhe, çka e çuan edhe drejt këtij krimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME/ "Dhimbje koke" për Kovac, sa shumë kampionë në skuadër
Previous article Përfundon ëndrra e Napolit/ Ja vendimi i fundit i sulmuesit Edinson Cavanit

g.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT