Është arrestuar pas tre vitesh një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës, i cili u ekzekutua në 2015.
Erigers Mihasi, 30 vjeç është shtetasi i arrestuar nga Policia.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte urdhëruar ndalimin e tij pasi ka dyshime të arsyeshme se ky shtetas ka marrë pjesë në vjedhjen me armë të banesës së shtetasit N. C. në qytetin e Tepelenës më datë 31.03.2015.
Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.