• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITI BANESËN E ELTON ÇIÇOS/ Gjykata e Gjirokastrës jep burg pa afat për Erigers Mihasin
Home
Breaking News

GRABITI BANESËN E ELTON ÇIÇOS/ Gjykata e Gjirokastrës jep burg pa afat për Erigers Mihasin

24 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, ka lënë në burg pa afat Erigers Mihasin, i dyshuar për grabitjen e banesës së Elton Çiços katër vjet më parë në qytetin e Tepelenës. Seanca, e cila filloi në orën 14:30 të ditës së sotme, ka zgjatur 10 minuta ndërkohë që paraprakisht ishin marrë masa nga policia e Gjirokastrës për të ruajtur ambientet brenda dhe jashtë godinës së Gjykatës për të parandaluar ndonjë situatë të pakëndshme.

Vetë Mihasi kishte kërkuar avokat nga kryeqyteti për t’u mbrojtur por në mungesë të tij, iu vendos një avokat nga shteti. Kryesuesi i seancës Pëllumb Vehbi në fillim i dha fjalën akuzës përmes Emror Kasaj prokurorit të çështjes i cili vlerësoi se arrestimi i Mihasit nga policia e Gjirokastrës ishte i ligjshëm dhe kërkoi nga kryesuesi i seancës që të jepte masën “burg pa afat”.

Deri më tani prova e vetme që mban Mihasin pas hekurave, janë shenjat e tij të gishtërinjve në automjetin që u përdor për grabitjen me armë të banesës së Elton Ciços në shtator të 2015. Ndërkohë që Elton Çico u vra një vit më vonë në kryeqytet në një atentat të organizuar nga Jani Aliaj. Vetë i dyshuari si pjesmarrës në grabitje Erigers Mihasi, ka mohuar akuzën ndaj tij dhe kundërshtuar prokurorin Emror Kasaj. Më pas kryesuesi i seancës, ka dhënë masën “burg pa afat” për Mihasin.

Gjurma e gishtit që e lidh Mihasin në këtë grabitje të shëmtuar të dy të moshuarve, është zbuluar në vazhdën e hetimeve që prokuroria dhe policia e Tiranës, po kryenin për masakrën e 4 tetorit 2018 të ndodhur në lokal “Monopol” në ish-bllok, ku u përplasën me armë dy grupe kriminale të Tiranës. Për policinë kriminale, Mihasi konsiderohet si mik i Ervis Martinaj që tashmë ndodhet në paraburgimin 302 në Tiranë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHËNJESTRA E NËNËS NDAJ VAJZËS ME.../ Qytetari HABIT me fjalët e tij
Previous article NDRYSHIMET NË GOOGLE CHROME/ Do të shkaktojnë "KAOS" me reklamat

F.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT