Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar këtë të premte në Spanjë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
35-vjeçari akuzohet për tentativë vjedhjeje me armë në një argjendari në Shkodër, ku mbeti i plagosur një person.
“Shtetasi akuzohet se në vitin 2012, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë tentuar të vjedhin në një argjendari, duke përdorur armë zjarri. Gjatë tentativës për vjedhje, ka mbetur i plagosur vëllai i pronarit të argjendarisë


