Grabitet gjatë natës një firmë reklamash në Kodër KasharPersona të pa identifikuar kanë hyrë me thyerje brenda firmës dhe vjedhur kasafortën.
Nga verifikimet dyshohet të jenë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra. Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës.
Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.