• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITET NJË BIZNES NË TIRANË/ Autorët marrin paratë e ia mbathin. Katër të arrestuar, një prej tyre…
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITET NJË BIZNES NË TIRANË/ Autorët marrin paratë e ia mbathin. Katër të arrestuar, një prej tyre…

27 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër shtetas orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Një prej tyre, pasi mbrëmë rreth orës 23:35, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Gjithashtu, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.

Ndërsa dje, në rrugën “Mustafa Lleshi”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në një klinikë dentare. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij;

– R. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike.)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 43 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi i ka vënë zjarrin banesës së babait të tij. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Sh., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Shtetasi O. Sh., më datë 26.05.2022, rreth orës 23:35, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të parkuara dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga. Gjithashtu, nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.

Më datë 26.05.2022, në rrugën “Mustafa Lleshi”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në një klinikë dentare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE KTHYER NË MAKTH/ Arrestohet 25 vjeçari që ndiqte “këmba-këmbës” një vajzë. Pas kontrolleve policia zbuloi se…
Previous article LUFTIME TË ASHPËRA NË SEVERODONETSK/ Rusët bombardojnë pa pushim qytetin, deri tani 4 të vrarë

s.autor

Postime të ngjashme

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën Aktualitet

E RËNDË NË PËRMET/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë i pallatit, humb jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT