Grabitet nje furgon mallrash ne Fushe Kruje. Lajmi bëhet i ditur per balkanweb nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem ne rrethrrotullimin e Thumanes.
Mesohet se autore kane qene 3 persona te maskuar, te cilet nen kercenimin e mjeteve te forta kane zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kane marre furgonin me banane.
Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu ne drejtim te mjetit, duke e gjetur të braktisur ne nje fshat te Kurbinit.


