• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Berat/ Grabitësit me armë e maska qëllojnë çiftin që mbrojtën pronën
Home
Aktualitet
Kronikë

Berat/ Grabitësit me armë e maska qëllojnë çiftin që mbrojtën pronën

8 November, 2017 k.autor Kronikë

Një çift janë grabitur në banesën e tyre në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore. Sipas të dhënave të policisë disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e 57-vjeçarit me inicialet O. B., me qëllim grabitjen.

Grabitësit janë pikasur nga çifti dhe janë përleshur me to, si pasojë grabitësit kanë goditur me tytën e armës të zotin e shtëpisë. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja D.B 55-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.

Autorët kanë kontrolluar banesën por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë. Policia është vënë në ndjekje të grabitësve, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 21:15, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, disa persona të maskuar kanë hyrë në banesën e shtetasit O. B.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar se O. B, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja D. B., 55 vjeçe, kishin dëmtime të lehta në pjesën e kokës jashtë rrezikut për jetën.

Nga deklarimet paraprake të bashkëshortëve rezulton se disa persona të maskuar dyshohet të armatosur kanë hyrë në banesën e tyre. Pasi kanë hyrë në banesë janë konfliktuar me çiftin, duke e goditur shtetasin O. B., në kokë me qytë të armës. Bashkëshortja e tij ka ndërhyrë ku dhe kjo ka pësuar dëmtime të lehta.

Shtetasit ende të pa identifikuar kanë kontrolluar banesën ku kanë marrë dy aparate celular janë larguar menjëherë. Forca të shumta policie po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rurale e nacionale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si reagojnë shoferët nëpër botë, kur ambulanca kalon në trafik (Video)
Previous article STUDIMI/ Delet kanë aftësinë për të njohur fytyrat e njerëzve

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit Aktualitet

TENSIONE E PËRPLASJE/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve pas protestës para Parlamentit

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme Aktualitet

MOTI I KEQ GODET VLORËN TË PREMTEN/ Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT