Policia e Tiranes pas nje operacioni gjate nates ka identifikuart dhe ka bere te munduar arrestimin e dy shtetasve Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hodo perkatesisht 28 dhe 25 vjeç banues ne Kamze.
Ne tenatative per te grabitur nje market shtetasit kane lene te vdekur Agim Buçi baba i kater femijeve dhe kane lene te plagosur bashkeshorten e tij Merita Buçi.
Autoret jane larguar menejehere nga vendi i ngjarjes por jane arrestuar vetem nje dite me pas, diten e sotme nga policia e Tiranes.
Vladimir Kurti ka pranuar autoresine dhe ka treguar vendin ku ka hedhur armen e zjarrit qe kane perdorur.
Sipas te dhenave Kurti 28 vjeç rezulton me precedent penal dhe se ka kryer edhe vjedhje te tjera me dhune me pare.
Në vitin 2012:
AKUZUAR: Kryerjen e veprave penale te “Vjedhjes me dhune” ne bashkpunim, ne dem te shtetasit Ilmi Sina, si dhe “Vjedhje me dhune” ne dem te shtetasit Qemal Tufa , vepra penale te parashikuara nga nenet 139 e 25 dhe 139 te K.Penal.
I PANDEHUR: Vladimir Kurti i biri i Petritit dhe i Lirise dtl 01.02.1990,lindur ne Mat dhe banues ne Kamez,me arsim 8 klase,beqar,shtetesi e kombesi shqiptare.
ALPENEWS.AL
Njoftimi i policisë pas arrestimit:
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë po zhvillohet një konferencë për shtyp nga Drejtori i Policisë Vendore Kastriot Skënderaj.
Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.
Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:
– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.
Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.
Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.



