• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITEN KARBURANTIN/ Jeta e Annës mes Shqipërisë, Greqisë dhe Gjermanisë. Kushëriri sapo ishte bërë baba. Vila e saj…
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITEN KARBURANTIN/ Jeta e Annës mes Shqipërisë, Greqisë dhe Gjermanisë. Kushëriri sapo ishte bërë baba. Vila e saj…

26 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dy kushërinjtë u ndaluan pak ditë më parë nga Policia e Fierit, pas denoncimeve nga punonjësit e tri karburanteve. Ata arritën të grabisin njërin prej tyre, ndërsa iu dështoi tentativa te dy të tjerët, pas rezistencës së punonjësve të tyre.

“Shtetasi Emiljano Grëmbi në bashkëpunim me kushërirën e tij, shtetasen Anna Malaj, nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të rinj. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti, por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar. Në datën 15.07.2018, në lagjen ‘1 Maji’ Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak’”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Policia bëri të ditur se 31-vjeçarja Anna Malaj dyshohet të ketë qenë ideatore e grabitjes dhe dy tentativave të tjera. Për të realizuar grabitjet, përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet, të cilit i vendosnin targa të vjedhura.

Mësohet se Anna Malaj është nga Fshati Viskovë i Mallakastrës. Ajo ka një vëlla nga martesa e parë e të atit dhe më tej, pas martesës së dytë të tij me nënën e saj, kanë lindur tri vajza. Prindërit e saj, Laver dhe Shqiponja Malaj, jetojnë prej disa vitesh në Greqi. Në fshatin e tyre, ata kanë ndërtuar një vilë, çka nuk të jep përshtypjen e një familjeje me nevoja ekonomike.

Pikërisht për këtë shkak, Policia ka dyshime se Anna mund të jetë e përfshirë në veprimtari të ngjashme edhe në shtetin grek. Për këtë arsye, i është kërkuar bashkëpunim Policisë së këtij vendi për të marrë informacion nëse 31-vjeçarja ka precedentë në këtë shtet. Ajo jetonte së fundmi në Mallakastër dhe kishte marrë me vete djalin 13-vjeçar.

Ndërsa vajzën një vit më të madhe e kishte lënë te prindërit e saj në Greqi. Rreth një vit më parë mësohet se ajo ka bashkëjetuar me një shqiptar të Kosovës në Gjermani. Por për rrethana ende të paqarta, ajo u largua edhe nga ky shtet duke bërë një jetese tranzitive mes Shqipërisë e Greqisë. Ndërkohë, djali i tezës së saj, Emiljano Grëmbi, është fëmija i tretë i çiftit Kamber dhe Fetije Grëmbi. Ai jetonte së bashku me prindërit, vëllezërit, nusen dhe djalin e mitur që sapo kishte ardhur në jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet një foshnjë e vdekur në tualetin e avionit
Previous article KORRUPSIONI ME RRUGET/ Pas kërkesës së avokatit, lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika

Ina.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT