Tre biznese kanë rënë preh e grabitjes mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.
Bëhet me dije se janë vjedhur 3 biznese, përkatësisht një fabrikë pijesh dhe dy pika materialesh ndërtimi.
Mësohet se autorët kanë marrë para në bizneset përkatëse dhe material të ndryshme.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është edhe autori i grabitjeve në fjalë.
Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe nëse ka pasur persona tjerë të përfshirë në grabitjen.